Një detektiv, i dëshpëruar pas vrasjes së gruas së tij dhe i detyruar të japë dorëheqjen, rikthehet në punë kur një vrasës serial duket se është vënë pas tij dhe rezulton se është mbinjerëzor.
Dy misionare të reja të kishës futen në grackën e një loje vdekjeprurëse “macja me miun” kur trokasin në derën e një heretiku. Pasi bllokohen në shtëpinë e tij, ato duhet t'i drejtohen besimit të tyre nëse duan të dalin të gjalla prej andej.
Duke refuzuar të besojë historinë e saj për përbindëshat që banojnë në shpella, e vetmja e mbijetuar e një eksplorimi magjepsës të shkuar tmerrësisht keq, detyrohet të ndjekë autoritetet përsëri në shpellat ku diçka pret.
Në Vigjilje të Krishtlindjes, një oficer sigurie në aeroport duhet të përballet me një prej çasteve më të tmerrshme të jetës, në të cilin rrezikohet jeta e tij dhe mijëra njerëzve prej një sulmi të planifikuar me detaje nga profesionistë të vërtetë.
Meri, vajza e ardhur nga një lutje, përbuzet nga shoqëria pas ngjizjes së saj të mrekullueshme.
Ndërsa pranon rolin e saj si nënë e një fëmije hyjnor, mbreti Herod,
nga frika e një profecie për një mbret të ri, urdhëron masakrën e foshnjave meshkuj.
Meri detyrohet të largohet me të porsalindurin e saj për t'i shpëtuar ndjekjes së tij vrastare.
A do ia dalë ajo të përmbushë profecinë?
Një veteran lufte, i goditur nga trauma e luftës, bllokohet me motrën e tij adoleshente në Urën Përkujtimore Tobin të Bostonit, kur një grup ish-revolucionarësh ushtarakë të armatosur rëndë i marrin të gjithë peng. Tani veteranit Eric Daniels, do i duhet të kapërcejë traumën e tij, për të mbrojtur të motrën...
Një shërbim i thjeshtë në jurinë e një procesi gjyqësor, kthehet në një makth të vërtetë për njërin prej anëtarëve të jurisë, sepse është i vetmi që di sekretin e krimit të kryer në një natë Tetori me shi.
I rrethuar nga udhëheqës të fuqishëm fetarë në sallat e Vatikanit, kardinali Lorenc zbulon një gjurmë sekretesh të thella që mund të tronditin themelet e Kishës Katolike Romake, teksa po bëhen zgjedhjet për Papën e ri.
U RREGULLUAN TITRAT! Tre vjet pas pushtimit të botës nga disa krijesa të frikshme që dalin nga toka dhe shfarosin mbi 95% të popullsisë, disa të mbijetuar përpiqen me çdo kusht të gjejnë mënyrën se si t'i mposhtin ata grabitqarë të tmerrshëm dhe arrijnë të vërtetojnë që njerëzimi është gjithmonë më i fortë.
Për të marrë hak për vdekjen e babait të tij, një artist cirku i trajnuar në magji dhe akrobaci kthehet në hajdut për të rrëzuar poshtë një bankë të korruptuar në Çikago. Dy policë nga Mumbai janë caktuar për rastin.
Gjatë viteve 90-të në Sllovakinë e pas komunizmit, një ish-druvar i quajtur Miki merr përsipër të nis biznesin e tij në nivel lokal dhe pastaj ngjit shkallët duke u shndërruar në bosin më të madh të mafias në vend.
Pas arratisjes nga një kamp pune rus, tre burra duhet të kapërcejnë shkretëtirën e pabesë, pasi udhëtimi i tyre për në shtëpi kthehet në një luftë brutale për mbijetesë.
Në prag të një turneu të ri pas një viti shkëputje, një këngëtare e famshme e popit, fillon të përjetojë sekuenca të tmerrshme dhe të pashpjegueshme. E trembur dhe e lodhur prej trysnisë së famës së saj, i duhet të mendojë për të marrë në dorë kontrollin ndaj vetes dhe për të shpëtuar nga halucinacionet që po e përndjekin çdo çast.
I kapluar nga paranoja në mes të trazirave politike në Teheran, gjyqtari hetues Imani tronditet kur i zhduket arma. I dyshimtë ndaj gruas dhe vajzave të tij, ai fillon të vendosë masa të ashpra që thyejnë lidhjet familjare, ndërsa shoqëria përreth tij fillon të rrënohet.
Duke shpresuar të nisë karrierën e tij, një avokat mbrojtës merr përsipër çështjen misterioze të një industrialisti të shquar i cili akuzohet për vrasje.
Një avokate e nënvlerësuar që punon për një firmë të madhe ligjore, e cila e ka interesin më të madh për të nxjerrë kriminelët nga burgu sesa për t'i sjellë ata para drejtësisë, punësohet nga drejtuesi i një organizate kriminale.
Një njeri që dëshiron të bëhet aktor, i nënshtrohet një procedure radikale mjekësore për të transformuar pamjen e tij. Por fytyra e tij e re e ëndrrave shumë shpejt kthehet në një makth.