Liza është një taksiste që punon natën. Pasagjeri i saj, Sasha, duket i besueshëm, por errësira e qytetit fsheh kthesa të rrezikshme dhe kërcënime që mund të fshihen pas çdo cepi — ndoshta edhe nga ata më të afërt me të.
Kur një i ri me sëmundje mendore mendon se është dëshmitar i një rrëmbimi dhe policia refuzon ta besojë, ai i kërkon ndihmë fqinjit të tij ku më pas fillojnë një sërë aventurash për të zbardhur ngjarjen.
Stefani Smathërs dhe Emili Nelson ribashkohen në ishullin e Kaprit, në Itali, për dasmën ekstravagante të Emilit me një biznesmen të pasur italian, e cila ndërpritet nga vrasjet dhe tradhtia.
Takimi i parë pas shumë kohësh i një nëne të ve merr një kthesë të tmerrshme kur ajo bombardohet me mesazhe anonime kërcënuese në telefonin e saj gjatë darkës së tyre luksoze, duke e lënë atë të pyes veten nëse shoqëruesi i saj qëndron pas ngacmimeve.
Një hajdut profesional pranon një mision për të vjedhur diamantin legjendar Red Sky-in Afrikan. Ajo që fillon si një grabitje e planifikuar me kujdes shndërrohet në një lojë të rrezikshme mashtrimesh dhe besnikërie në ndryshim.
Kur djali i një ish-ushtareje zhduket në një konsullatë amerikane, ajo mbetet në mënyrë të paligjshme në ambientet e tyre për ta kërkuar atë, duke u ngatërruar pa e ditur në një komplot të rrezikshëm.
Kur një i njohur i vjetër vritet, duke lënë pas një mesazh të fshehtë për të "gjetur llogaritarin", kolegia e tij detyrohet të bëjë gjithçka për të zgjidhur çështjen enigmatike. Duke kuptuar se janë të nevojshme masa më ekstreme “llogaritari” rekruton vëllain e tij, një vrasës me pagesë, që mban brenda vetes brengën e njeriut të vetmuar...
Një veteran i traumatizuar, që s'kishte frikë nga dhuna, gjurmon vajza të zhdukura për para. Kur një punë i del
jashtë kontrollit, e pushtojnë makthet pasi zbulon një komplot që mund ta çojë në udhëtimin e tij të vdekjes ose zgjimin e tij.
Një fundjavë përfundon me pasoja vdekjeprurëse kur baba e bijë godasin dhe vrasin aksidentalisht një njëbrirësh teksa ishin rrugës për të shkuar tek shefi i tij miliarder, i cili kërkon të shfrytëzojë vetitë e mrekullueshme kuruese të krijesës magjike.
Ekipi mercenar i Shale është tërhequr pas një misioni (jo dhe aq) të fshehtë në Kubë. Ai bëhet një mësues zëvendësues në shkollën e mesme të të fejuarës së tij në Majami por sheh që diçka nuk shkon siç duhet. Ekipi i tij do e ndihmoj atë.
Një burrë kthehet në qytetin e tij të lindjes, dy dekada pasi një peshkaqen i vrau vëllanë. Kur peshkaqeni rishfaqet dhe shënohen më shumë viktima, ai formon aleanca për ta gjetur dhe eliminuar grabitqarin njëherë e përgjithmonë.
Pasojat e aktivistëve koreanë të pavarësisë, të cilët nisën një sulm të guximshëm në Harbin kundër japonezëve, për të fituar pavarësinë e vendit të tyre.
Virgil Oldman, një drejtues i pasur ankandesh arti pranon ndihmën e një mjeshtri të ri Robertit, për të kuptuar dhe joshur Kler Ibetson, një trashëgimtare e re, e cila e punëson për të nxjerrë në ankand një koleksion gjërash antike.
I rrethuar nga udhëheqës të fuqishëm fetarë në sallat e Vatikanit, kardinali Lorenc zbulon një gjurmë sekretesh të thella që mund të tronditin themelet e Kishës Katolike Romake, teksa po bëhen zgjedhjet për Papën e ri.
Një grua zgjohet në një planet të largët dhe zbulon se ekuipazhi i stacionit të saj hapësinor është masakruar brutalisht. Hetimi i saj për të zbuluar çfarë ka ndodhur, vë në lëvizje një zinxhir ngjarjesh tronditëse dhe të tmerrshme.
Kur një person i armatosur hyn në një dyqan Apple në zemër të Amsterdamit, policia përballet me një sfidë të ndjeshme për të zgjidhur problemin. Bazuar në ngjarje të vërteta.
Tre trafikante droge të armatosura, njohur nga GEN Z si SKUADRA, goditën një vendndodhje të re për pushimet e pranverës këtë vit. Duke bërë një milion në javë, ata tërheqin vëmendjen e kartelit, i cili dërgon ekipin e vrasësve për t’i eliminuar – ose të vdesin duke u përpjekur.
Një ish-oficer policie futet në një botë alternative dhe, me ndihmën e një murgu misterioz, lufton me kohën dhe demonët, për të shpëtuar familjen e tij dhe për të ndalur forcat e së keqes, që po përpiqen të hapin Portat e Ferrit.
Një çift në prag divorci bien dakord për një udhëtim të fundit, duke mos e ditur se çfarë i pret.
Rrugës, ata hasin pengesa që përfundojnë me zhdukjen e gruas. Burri i zemëruar bën çmos që
të gjejë të shoqen, por situata nuk është aspak e thjeshtë. Ajo ka rënë pre e dy psikopatëve
që duan të bëjnë biznes me jetën e saj, ndaj i propozojnë atij një ujdi.
Por shumë shpejt ai e kupton situatën dhe se kush fshihet pas çdo gjëje.