Filmi “Mbreti Artur” është fitues i 4 çmimeve Oskar dhe nominuar për 8 të tjerë. Regjia nga Antoine Fuqua. Skenari nga David Franzoni, cili e ka shkruar edhe skenarin për “Gladiatorin”. Këtu injorohen tërësisht mitet e njohura dhe “Mbreti Artur” është si një udhëheqës ushtarak në shërbim të Romës, i cili ka jetuar në shekullin e 2-të.
Një infermiere, një polic, një çift i ri i martuar, një shitës dhe të mbijetuar të tjerë të një murtajeje
mbarëbotërore që po prodhon zombie agresive, mishngrënëse, strehohen në një qendër tregtare mega në Midwestern.
Një udhëtim spektakolar në një botë ku majmunët sundojnë dhe njerëzit janë skllevër. Kur astronauti Leo Davidson zbret në një planet të panjohur, ai zbulon një shoqëri të përmbysur ku inteligjenca dhe fuqia i përkasin majmunëve. Me efekte vizuale mahnitëse dhe një histori që lë të menduar, ky film sjell një riimagjinim të klasikut të vitit 1968, duke shtuar një ndjesi të re misteri dhe dramë. Një aventurë që të bën të pyesesh: Çfarë do të ndodhë nëse rregullat e evolucionit përmbysen?
Agjenti i qeverisë amerikane Scott caktohet për të shpëtuar vajzën e një zyrtari të lartë qeveritar. Sado që Scotti është i gatshëm për të zbatuar rregullat, ai duhet t'i thyeje kur zbulon se të tjerët janë të gatshëm për të tejkaluar veten për të mbrojtur karrierën e tyre politike.
Një ish marinsi i larguar nga SEAL i jepet një detyrë e re: Të mbrojë fëmijët Plamer nga armiqtë e babait të tyre të vdekur, një shkencëtar i qeverisë eksperimenti top-sekret i të cilit ndodhet ende në shtëpinë e tyre.
Një mashtrues i mjerë dhe ortaku i tij hiqen si Babagjyshi dhe Ndihmësi i tij i vogël me qëllim që të vjedhin qendra tregtare në mbrëmjen e Krishtlindjeve. Por ata hasin telashe kur mashtruesi miqësohet me një fëmijë me probleme dhe shefi i sigurisë zbulon planin dashakeqës.
Një grup praktikantësh të FBI-së dërgohen në një ishull të largët për trajnimin e simulimit. Pasi mbërrijnë atje, ata kuptojnë se ndodhen në shënjestrën e një vrasësi serial, i cili mund të jetë dikush mes tyre.
Nik Uells, një hapës profesionist i kasafortave, i cili është në prag të heqjes dorë nga ky biznes, detyrohet nga partneri i tij Maksi, të kryejë një vjedhje të fundit. Objekti është një spektër i çmuar francez dhe puna, kësaj here, mbart më shumë rreziqe.
Pas diplomimit, Elle Woods udhëton në Uashington DC me qëllimin për të bindur politikanët të ndalojnë testimin e kafshëve, por detyra është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet.
Elle Woods, një mbretëreshë në modë, është hedhur nga i dashuri i saj. Ajo vendos ta ndjekë atë në shkollën juridike. Ndërsa ajo është atje, ajo kupton se ka më shumë për të sesa thjesht pamje.
Një pastor i zënë me shkrimin e predikimit të përsosur nuk arrin të kuptojë se gruaja e tij ka një lidhje jashtë-martesore dhe fëmijët e tij kanë probleme.
Kreigu dhe Dej Deji janë shpërngulur nga shtëpia e prindërve të tyre dhe jetojnë në shtëpizë më vete. Kushërinjtë punojnë te një dyqan vendas si roje sigurimi. Kur shtëpia e tyre grabitet në festën e Krishtlindjeve, ata bashkohen për të gjetur e kapur grabitësin.
Në vitin 1933 në New York, një prodhues filmi tepër ambicioz, bashkë me ekipin e tij detyrohet të hidhet në ekuipazhin e një anije, për të udhëtuar në një ishull misterioz, ku ndeshen me Kong-un, një majmun gjigand, i cili bie në dashuri me protagonisten kryesore, zonjushën Ann Darrow.
Një ish-polic kthehet në Los Angeles dhe merr përsipër një rast të një prerësi diamanti të humbur që e çon atë në një aventurë dashurie edhe në distriktin e bizhuterive të ditëve të sotme.
Ish-spiunët Gregorio dhe Ingrid Kortez, tani prindër, detyrohen të dalin në detyrë për të shpëtuar kolegët e tyre spiunë që po zhduken. Kur edhe ata zhduken, për fat të keq u takon fëmijëve të tyre që ti shpëtojnë.
Pas një ndodhie gjatë verës, Melinda, një vajzë në vitin e parë të shkollë së mesme përçmohet nga shoqet e saj të vjetra, ndërsa prindërit e saj janë shumë të zënë me punë, prandaj ajo mbyllet në vetvete dhe nis të mos flasë.