Dy miq, njëri që ëndërron të bëhet boksier dhe tjetri mashtrues i pasur, luftojnë me jetën në Korenë e viteve 1990
dhe vendosin miqësinë e tyre në provë.
Një shaka ditëlindje që përfundon tragjikisht, bëhet shkak i një ndryshimi rrënjësor në jetën e katër maturanteve, të cilat nga shoqe të ngushta, kthehen në armike të betuara për të nxjerrë në shesh të vërtetën që fshihet pas një fasade të rremë.
Ky film është Një rrugëtim mes dy botëve!
Një shpirt i humbur zgjohet në trupin e një qeni dhe nis një udhëtim të çuditshëm për të zbuluar të shkuarën e tij. Kujtimet e një jete tjetër, të një njeriu, e ndjekin në çdo hap, ndërsa kërkon të kuptojë të vërtetën e ekzistencës së tij. A është kjo një dënim apo një shans i dytë? Në një përzierje emocionesh, misteri dhe dashurie të pastër, "Fluke" eksploron lidhjen mes shpirtit dhe fatit në mënyrë prekëse dhe të paharrueshme.
Në mesin e shekullit XIX, një grua memece niset për në Zelandën e Re së bashku me vajzën e saj dhe këmben pianon për një martesë me një fermer, por shpejt dashurohet me një tjetër punëtor ferme.
Një vit pasi Kevinin e harruan në shtëpi dhe iu desh të përballej me dy hajdutë, aksidentalisht ai e gjen veten në qytetin e Nju Jorkut dhe takon disa “fytyra të njohura”.
I KESHILLUESHEM PER SHIKUES MBI 16 VJEÇ!
Një vëlla dhe një motër të pasur vënë një bast: kush do ta zhvirgjërojë i pari nga të dy vajzën e drejtorit të shkollës.
Pasi babai i tij, pronari i një fabrike të pjesëve të automjeteve, vdes, djali i tij paksa mbipeshë dhe me pak arritje, bashkohet me një kontabilist për të provuar të shpëtojë biznesin e familjes.
Një film erotiko-historik i bazuar në jetën e një ndër poetëve më të shquar të shekullit të XIX, Arthur Rimbaud. Edhe pse tepër i ri, ai bëri revolucionin e letërsisë moderne.
Kur studenti Xheik Lo bëhet dëshmitar i një vrasjeje, e gjen veten ndërmjet dy bosash droge. Atë e tradhtojnë dhe i ngrenë kurth agjentët e policisë që e mbronin dhe i vetmi person që mund të ketë besim është Rajani, një polic në Çikago. Për të pastruar emrin e tij Xheik bie dakord të ndihmojë Rajanin për të mposhtur bosat e drogës.
Një djalë i ri nga shkolla Beird, pranon një punë që të kujdeset për një njeri të verbër gjatë fundjavës. Ata do të kalojnë peripeci së bashku dhe do të bëhen miq të ngushtë.
Një terrorist famëkeq ka shmangur kapjen për një kohë të gjatë duke u treguar jashtëzakonisht i zgjuar dhe i pamëshirshëm. Gjërat bëhen interesante kur ai rrëmben një avion që po transporton ekspertin e famshëm të sigurisë Xhon Katër, i cili nuk është i gatshëm ta tolerojë një gjë të tillë.
Në një festë në prag të Mijëvjeçarit të Ri, Blackadder dhe Baldrick testojnë makinën e tyre të re të kohës dhe ping pong-un në histori duke ndeshur personazhe të famshëm dhe duke ndryshuar ngjarjet në mënyrë alarmante.
Kur një grabitje e thjeshtë bizhuterish shkon tmerrësisht keq,
kriminelët e mbijetuar fillojnë të dyshojnë se njëri prej tyre është një informator policie.
Nuk ka zgjedhje tjetër, përveç se të futet, ose të dali nga linja: Kur një polic i Nju Jorkut vendos të vjedhë për hakmarrje trenin e parave me tarifa të metrosë, vëllai i tij kujdestar, po ashtu polic... përpiqet ta mbrojë atë.
Tre mbretërit në fultë, #GeorgeClooney, #MarkWalberg dhe #IceCube ndojne se 'Është mirë të jesh mbret'. Një ndërthurje e humorit, dhunës dhe historisë në një film që fillon aty ku lufta e Gjirit Persik mbaron, dhe tre ushtare amerikane që duan te kthehen ne shtepi te pasur.
Një baba i vetmuar i shtypur që rrit vajzën e tij në rrethana të vështira në Çikago, duhet ti futet botës se krimit ku vajza e ti 10-vjeçare pa pritur do kujdeset për një qen, i përdorur për përleshje të jashteligjshme.
Pokahontas niset në një udhëtim në Angli me Meeko, Flit dhe Percy. Duke dëgjuar thashethemet për vdekjen e John Smith, Pokahontas përpiqet të parandalojë luftën dhe betejën.