Me gjithë ato paralajmërime që Lordi Voldemort po kthehet, Harri dhe Dambëlldori do shënjestrohen nga autoritetet e Ministrisë së Magjisë, teksa një burokrate me autoritet Dolores Umbridxh, do të shpallet drejtoreshë në Hoguarts. Harri dhe miqtë e ti themelojnë "Ushtrinë e Dambëlldorit".
Ndërsa Harri garon kundër kohës dhe së keqes për të shkatërruar Horkrukset, ai zbulon ekzistencën e tre objekteve më të fuqishme në botën e magjistarëve: Dhuratat e Vdekjes.
Federalët përpiqen ta mëposhtin gangsterin famëkeq amerikan John Dillinger, Baby Face Nelson dhe Pretty Boy Floyd gjatë një vale krimesh të cilat shpërthejnë në vitin 1930.
Harri e gjen veten si një konkurent nën-moshë në një turne të rrezikshëm në mes tre shkollave të magjisë. Ai do të përballet me shumë sfida dhe në fund do të ndeshet me armikun e ti të përbetuar, Lord Voldemortin.
Filmi është bazuar në ngjarje të vërteta për një boksiere Indiane e quajtur Mary Kom e cila kaloi shume vështirësi për te plotësuar ëndrrën e saj te vetme për te qene boksiere profesioniste.
Është viti i tretë i Harrit në Hoguarts: Jo vetëm që do ketë telashe për të, por do të ketë dhe një mësues të ri në lëndën e “Mbrojtjes kundër Arteve të Errëta”. Vrasësi që kishte qenë i burgosur, Sirius Blleku ka ikur nga Azkabani (burgu i magjistarëve), dhe tani është në ndjekje të Harrit.
Gati për të zbuluar të fshehtat? 👀✨ Shiko tani dhe rikujto magjinë! Kur Harry rikthehet në Hogwarts për vitin e tij të dytë, mesazhe të errëta shfaqen në mure, studentët kthehen në gur nga një fuqi e panjohur dhe një përbindësh legjendar zgjohet nga thellësitë e shkollës. Me ndihmën e Ron-it, Hermione-s dhe shkopit të tij magjik, ai përballet me një nga sfidat më të rrezikshme deri tani.
I rritur nga një teze dhe xhaxha koprrac, një djalosh i ri me nam do t'i bashkohet Shkollës së Magjisë, Hoguartsit. Këu fillojnë aventurat e Harrit, njëri nga magjistarët më të mirë që ka ekzistuar në historinë e Hoguartsit.
Otto Wall, papritur informohet se gruaja e tij kërkon divorc me mirëkuptim. Pasi mbete sërish beqar nga pakujdesia e tij, ai çon femra të njëpasnjëshme në shtëpi dhe...
Një njësi speciale nën urdhrat e Perandorit të Kinës, gjatë dinastise Çing, të quajtur Gijotinat, përdor shpatat e përthyera për të eliminuar rebelët dhe kundërshtarët e tij. Pas mbërritjes së armëve të zjarrit nga perëndimi fati i Gijotinave është i hidhur...
Një instruktor i arteve marciale nga forcat e policisë burgoset pasi vret një njeri aksidentalisht. Por kur një vrasës vicioz fillon të vërë në shënjestër mjeshtrit e tjerë të arteve marciale, atij i ofrohet të ndihmojë policinë në shkëmbim të lirisë së tij...
'Fatsjellësi Çak': Çarli do të bëhet popullor mes bashkësisë femërore pasi çdo grua që do të flerë me të do të gjejë njeriun e ëndrrave. Një ditë, Çarli do të njohë njeriun e ëndrrave të tij dhe frika se mos e humbet do ta detyrojë të kërkojë mënyra nga më ekstremet për të prishur “magjinë” fatsjellëse të tij.
Një njeri i papunë pasi ishte dëshmitar në një aksident rrugor i vjen në mendje një ide për t'u vetë punësuar. Blen një kamera dhe filmon situata urgjente për t'i shitur filmimet në një kanal televiziv. Por lakmia për të arritur majat, e çon atë deri në...
Pasi shpëtohet dhe stërvitet nga një i panjohur, princi Tien shkon në një mision i vetmuar për hakmarrje, kundër tregtarëve të egër të skllevërve dhe kryekomandantit tradhtar që vrau babanë e tij.
Një ushtar britanez gjatë Luftës Së Parë Botërore dërgohet në Lindjen e Mesme për t'i ndihmuar arabët, fiset arabe e urrejnë njëri-tjetrin, si do t'i arrijë ky t'i bashkojë dhe të luftojnë kundër...
Reporterja televizive Anxhela, shpëtohet nga ndërtesa dhe dërgohet në anije naftëmbajtëse për t'u ekzaminuar.
Por është e panjohur për ushtarët nëse ajo mbart farën e një virusi misterioz demonik.
Një djalë i vogël me prindërit e divorcuar, gjen rastësisht një mik me emrin Vinsent, i cili është një ish-ushtarak pijanec dhe kumarxhi dhe jo një njeri shumë i mirë, gjithsesi ata të dy fillojnë të ndihmojnë njeri-tjetrin...
Hajduti i madh Arsen Lupen, gjatë aventurave të tij duhet të përballet me vdekjen misterioze të babait të tij dhe Zhozefinën, një grua e çuditshme e cila duket se është e pavdekshme dhe do të mbledhë tre kryqe të shenjtë për të gjetur një thesar të humbur.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.