Bazuar në histori të ori e vërtetë! Fok Kiho, një detektiv policie, pas një rasti të dështuar për shkak të një teknike ligjore, humbet besimin në sistemin e drejtësisë dhe vendos të studiojë për t'u bërë prokuror. Si prokuror, ai merr përsipër një çështje që përfshin një të ri të akuzuar për trafik droge. I bindur për pafajësinë e të riut, Fok zbulon një komplot të thellë që përfshin një sindikatë kriminale dhe korrupsion në sistemin gjyqësor. Ai rrezikon jetën dhe karrierën e tij për të zbuluar të vërtetën dhe për të sjellë drejtësi.
Nxënësja e shkollës së mesme Sohi fillon trajnimin për një punë në një qender telefonatash, por lakmia e kompanisë e çon drejt vdekjes. Detektivja Oh Juxhin, e cila ka diçka të përbashkët me Sohhinë, fillon të hetojë vdekjen e saj dhe gjen një të vërtetë shqetësuese.
Agjenti special Endrju Kang arrin të kapë një ngarkesë droge dhe infiltrohet në botën e krimit në Bangkok. Duke u paraqitur si pjesë e kartelit, ai duhet të fitojë besimin e bandës, por ndërsa përpiqet për këtë, ai rrezikon të humbasë veten dhe misionin e tij të vërtetë...
Pasi i ati zhduket dhe njerka e saj merr pushtetin, Borëbardha arratiset në pyll për t’i shpëtuar xhelozisë vdekjeprurëse të Mbretëreshës së Keqe. Ajo gjen strehë te shtatë xhuxhat dhe me ndihmën e një udhëheqësi banditësh, nis një udhëtim për të rimarrë mbretërinë e saj.
Një mama e thjeshtë amerikane, trashëgon papritur pasurinë e gjyshit të saj italian dhe e gjen veten të përfshirë në një luftë të egër bandash mafioze, por, falë thjeshtësisë dhe zgjuarsisë së saj, arrin të mbijetojë dhe të fitojë respektin e mafiozëve të rrezikshëm.
Revelations është një triler korean i disponueshëm në #Filma24, që ndjek një pastor dhe një detektive, të shtyrë nga besimet e tyre, ndërsa hetojnë një rast zhdukjeje. Pas një zbulimi hyjnor, pastori beson se një i dyshuar është përgjegjës për rrëmbimin e djalit të tij, ndërsa detektivja ndjek një rast të ngjashëm. Të dy përballen me të vërteta tronditëse dhe të errëta që ndërthuren dhe zbulojnë djajtë e brendshëm të secilit personazh.
Një burrë po rrit mbesën e tij, si vajzën e tij dhe gjithçka duket normale në jetën e tyre derisa vajza e vogël humbet dhe përfshihet ne skuta të errëta të njerëzve të ligë. Në përpjekje për ta shpëtuar, shumë detaje në lidhjen me keqtrajtimin e të miturave dalin në dritë.
Një djalosh i ri vjen për vizitë tek xhaxhai i tij në Nju Jork për ta ndihmuar, por përfundon duke luftuar kundra një bande rrugësh me aftësitë e tij në artet marciale.
Kjo komedi e errët ndjek çiftin e ri Rohan dhe Josh, të cilët planifikojnë një fundjavë në një shtëpi fshati për të prezantuar prindërit e tyre. Gjatë qëndrimit, ata zbulojnë se shtëpia është e banuar nga një poltergeist 400-vjeçar, duke sjellë një përzierje tensioni dhe humor.
Ky është një animacion argëtues që ndjek Luisin, një djalë 12-vjeçar i vetmuar, i cili befasisht miqësohet me tre alienë të çuditshëm dhe gazmorë që rrëzohen pranë shtëpisë së tij. Së bashku, ata nisen në një aventurë plot humor, kaos dhe miqësi ndërgalaktike, duke i treguar botës se ndonjëherë, ata që duken më të çuditshmit mund të jenë ata që të kuptojnë më shumë!
"BorëBardha Dhe Shtatë Xhuxhat, është një klasik i paharrueshëm i animacionit, ky film na tregon historinë e Borbardhës, një vajzë të bukur dhe të pafajshme, e cila shpëton nga një nënë e ligë dhe gjen strehë në mal, ku njihet me shtatë xhuxhat e dashur. Një udhëtim i magjishëm, ku miqësia, guximi dhe dashuria triumfojnë mbi çdo kërcënim. Kjo është historia e një bote fantastike që kurrë nuk plakët, e cila vazhdon të magjepsë dhe frymëzojë breza me radhë."
Tomasi i bashkohet një zyre radioje për të mbrojtur vëllanë e tij. Ai është i detyruar të spiunojë për policinë sekrete. Gjatë pushtimit të Traktatit të Varshavës, ai ndihmon gazetarët të transmetojnë lajme të pacensuruara, duke rrezikuar jetën e tij për të vërtetën.
Fati i botës varet është në balancë teksa Ereni lëshon fuqinë përfundimtare të Titanëve. Me një vendosmëri të zjarrtë për të eliminuar të gjithë ata që kërcënojnë Eldian, ai drejton një ushtri të pandalshme Titanësh kolosalë drejt Marleit.
Në një botë të shkatërruar nga zombit, një adoleshente e zgjuar dhe mbrojtësi i saj, luftojnë për mbijetesë, duke u përballur me rreziqe të pafundme, që vënë në provë shpresën e njerëzimit dhe besnikërinë mes tyre.
Kur vëllezërit binjakë gjejnë një majmun misterioz, një seri vdekjesh shkatërron familjen e tyre. Njëzet e pesë vjet më vonë, majmuni fillon një valë të re vrasjeje, duke i detyruar vëllezërit të përballen me lodrën e mallkuar.
Piter Pani legjendar rikthehet, por tashmë më i lig se kurrë për fëmijët. Uendi duhet të shpëtojë vëllanë e saj, Majkëllin, që të mos përfundojë në ishullin që nuk ekziston.
Disa kriminelë aktivistë marrin nën kontroll një festë, duke marrë peng 300 persona. Një ekstremist planifikon një masakër për t’i dërguar botës një mesazh. Ndërkohë, një ish-ushtarake, tani pastruese dritaresh, vihet në veprim për të shpëtuar pengjet.
Hae-woong, një kandidat për anëtarë të asamblesë, hiqet nga gara për shkak se ai u bë një gjemb në këmbë i një të madhi vendas, Soon-tae. I pushtuar nga peshkaqenë huamarrës, për shkak të mospagesës së një kredie të fushatës, ai vendos të ndyjë duart.
Aquamarine është një histori e këndshme për adoleshentët dhe të rinjtë që kërkojnë aventura dhe lidhje të vërteta. Dhe tregon historinë e dy vajzave, Hejlit dhe Kler, të cilat zbulojnë një sirenë të quajtur Aquamarine, e cila ka ardhur në bregun e qytetit, për të kërkuar ndihmën e tyre. Aquamarine është në kërkim të dashurisë, por duhet të përballojë pengesa të ndryshme, duke përfshirë ndihmën e vajzave për të gjetur dashurinë e saj të vërtetë.
Një familje e pasur gjermane, Esteri, Xhoni dhe dy fëmijët e tyre Alba dhe Filipi
po kalojnë pushimet verore në vilën e tyre në jug të Francës. Gjithçka duket e përsosur. Por fasada fillon
të shkërmoqet një mbrëmje kur, pas një aksidenti në një rrugë fshati, ata marrin një grua të re dhe e
punësojnë si shërbëtore. Pas gatishmërisë fillestare të familjes për ta ndihmuar, së shpejti dalin motive të tjera:
secili anëtar i familjes ka idenë e tij se si dëshiron të përfitojë nga kjo grua. Por jeta e gjithë familjes
do të ndryshojë në mënyrë dramatike sepse Teodora ka një plan të sajin.
"Broken Rage" nga Takeshi Kitano, kombinon dramën e krimit dhe komedinë. Historia ndjek një vrasës me pagesë që gjendet ngushtë mes bandës dhe policisë, për t'u risjellë më vonë në një version komik që e parodizon historinë. Me një balancë unike të aksionit dhe humorit, filmi tregon stilin e veçantë të Kitanos.
Merit është një veterane amerikane që vazhdon të shohë praninë e Zoit, shoqes së saj që vdiq. Kur gjyshi i saj diagnostikohet me sëmundjen e Alzheimerit, ajo vendos të bëhet kujdestare e tij, ndërkohë që përpiqet të shërojë edhe veten.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Në DEN OF THIVES: PANTERA, Big Nick (Butler) kthehet në gjueti në Evropë dhe mbyllet me Donnie (Jackson), i cili është i përfshirë në botën e pabesë dhe të paparashikueshme të hajdutëve të diamantëve dhe mafias famëkeqe Panther, ndërsa ata komplotojnë një grabitja masive e bursës më të madhe të diamanteve në botë.