Shou Landoni është dashuruar me Rul Archerin që nga momenti që janë njohur. Ruli, një artist rebel tatuazhesh
me temperament të zjarrtë, nuk ka kohë për një vajzë të mirë dhe të zgjuar si Shou.
Jeta e tij e shthurur nuk përputhet me të sajën. Shou dhe Ruli duhet të kuptojnë se si një vajzë si ajo
dhe një djalë si ai supozohet të jenë së bashku pa shkatërruar dashurinë e tyre ... ose njëri-tjetrin.
Një vrasës i vjetër me pagesë caktohet të trajnojë një vrasës të ri, por mosmarrëveshjet që kanë me njeri-tjetrin, i shtyjnë drejt situatave sa të rrezikshme, aq edhe komike.
Një kërcimtare e moshuar dhe me përvojë, përballet me një të ardhme të pasigurt
pasi mëson se shfaqja në të cilën ajo ka performuar për tre dekada është planifikuar të mbyllet. Tentativat e saj
për t'u rilidhur me të bijën dhe për të siguruar të ardhmen, hasin pengesa prej realitetit që nuk është
si në fillimet e karrierës së saj.
Gangster Marko dhe familjen e fuqishme Adat, që udhëheqin mafian e arit në Kerala. Ata kontrollojnë tregtinë e arit dhe përballen me sfida të shumta për të mbajtur pushtetin. Historia tregon luftën e tyre për dominim dhe ndikim në botën e krimit.
Një mision i zakonshëm shndërrohet në një luftë për mbijetesë kur një helikopter i Ushtrisë së SHBA-së rrëzohet thellë brenda territorit të Koresë së Veriut. Me pajisjet e tyre të komunikimit të shkatërruara, Nënkolonel Edward Brockman duhet të udhëheqë ekipin e tij përmes terrenit armiqësor ndërsa përpiqen të bëjnë një arratisje guximtare përmes Zonës së Demilitarizuar, një rrezik i madh për jetën.
Mes konflikteve brutale të Luftës së Boshinit, një grup kriminelësh dhe samuraish ndërmerr një mbrojtje të dëshpëruar të një kështjelle. Qëndrimi i tyre shkaktohet nga përplasja e interesave të klanit Shibata, Shogunatit dhe Qeverisë së Re.
Pushimet kthehen në një katastrofë kur Kaile, një e diplomuar nga Houston, dhe miqtë e saj shpëtojnë nga një aksident ajror në kënetat e shkretuara të Luizianës, vetëm për të zbuluar se ka diçka shumë më të rrezikshme që fshihet në ujërat e cekëta.
Një film që do t'ju ngjallë emocione të papritura dhe do t'ju mbajë në tension deri në fund! Një histori pasionante dhe misterioze, ku një individ, i mbërthyer në një botë virtuale, ndeshet me kufijtë e dashurisë dhe identitetit. Teksa lidhjet mes personazheve përshkruhen në një realitet të ndërlikuar, gjithçka që ata mendonin për botën dhe veten do të vihet në dyshim. A mund të ndodhin mrekulli kur gjithçka rreth teje është një iluzion? Përgatituni për një eksperiencë filmike që do t’ju lërë pa fjalë!
I dënuar për vrasjen e familjes së tij, një ish vrasës me para është i gatshëm për gjithçka që të hakmerret ndaj demonëve të maskuar që kanë marrë komandën e qytetit dhe që drejtojnë tregjet e drogës e trafikimin e qenieve njerëzore.
Pesë shokë sulmohen gjatë rrugës për në kufirin SHBA/Meksikë nga vrasës të një Karteli droge Meksikan.
Por objektivat e vrasësve janë në fakt forca speciale Murcielago.
Një familje prej katër vetësh transferohen në një shtëpi të madhe periferike. Por, nuk do të kalojë shumë kohë dhe vajza e tyre do të ndërgjegjësohet se ata nuk janë vetëm në atë shtëpi dhe se një prani e mbinatyrshme, po përpiqet t’i tregojë diçka...
Një veteran i luftës thërret miqtë e tij nga e kaluara për të gjuajtur ata që janë përgjegjës për vdekjen e vajzës së tij. Gjatë rrugës, ai mëson më shumë për veten se sa kishte pritur, ndërkohë që një sindikatë kriminale e dhunshme zbulon pas vetes.
Një e re e humbur në një sërë lidhjesh të pakuptimta bie në dashuri me një burrë karizmatik dhe të ndjeshëm, i cili fsheh një sekret të errët që e kthen lidhjen e saj në një obsesion të rrezikshëm.
Vir Kurana dhe Kojal Ҫada janë një çift i martuar me mblesëri dhe shumë të ndryshëm. Një ngatërrim identiteti detyron çiftin e sapomartuar të arratiset natën e martesës në kërkim të "Ҫarlit" misterioz.
I sapo liruar nga burgu, Lang kthehet në vendin e tij të lindjes në Kinën veriperëndimore.
Teksa është pjesë e një patrulle që ka për detyrë të pastrojë qytetin nga qentë e rrugës para lojërave olimpike të 2008-ës, ai krijon lidhje me një qen të zi. Të dy këta shpirtra të vetmuar nisnin një rrugëtim së bashku.
Dy shoqe të ngushta bëjnë një pakt të fortë për natën e ballos së maturës, por një ditë para ngjarjes së madhe, ndahen nga të dashurit e tyre dhe u mbeten veçse 24 orë kohë për të gjetur partnerë të rinj që të mos quhen dështake të padëshiruara.
LOVE HURTS: Një agjent shitjesh kthehet përsëri në jetën e mëparshme pasi ish-ortaku i tij në krim rishfaqet me një mesazh të keq për të. Me vëllanë e tij kriminel që gjithashtu e ndjek nga pas, ai duhet të përballet me të kaluarën e tij dhe historinë që nuk i dha kurrë fund plotësisht.
Një ribashkim para dasmës zbret në një makth psikologjik për një grup shokësh të kolegjit, kur një mysafir surprizë mbërrin me një valixhe misterioze që fillon të copëtojë grupin.
Bridget Jones e kalon jetën si një e ve dhe nënë beqare me ndihmën e familjes, miqve dhe ish-të dashurit të saj, Danielit. Ajo rikthehet në punën e saj si skenariste dhe hap një aplikacion dashurie ku lidhet me një djalë më të ri se vetja. Fakti që ai është njëzet vjet më i vogël se ajo nuk është e vetmja gjë që shkakton probleme për të.
I transportuar në një të ardhme distopike, një oficer policie e gjen veten në një shfaqje televizive ku luftëtarët nga periudha të ndryshme duhet të luftojnë deri në vdekje.
Duke u përpjekur të lënë jetën e tyre të trazuar pas, vëllezërit binjakë kthehen në qytetin e tyre për të filluar përsëri, vetëm për të zbuluar se një e keqe edhe më e madhe po i pret për t'i mirëpritur.
Mickey Barnes e ka gjetur veten në një rrethanë të jashtëzakonshme të punës për një punëdhënës që kërkon përkushtimin përfundimtar për punën... të vdesë, për të jetuar.