Një riinterpretim i sagës Nibelungen që përqendrohet në Hagenin e Tronjës, një viking që lidh veten me perënditë e lashta dhe merr armët kundër një sundimtari të paskrupullt.
Udhëtim i Ndjerë Përmes Dashurisë dhe Luftërave. Ky film kap bukur emocionet e thella dhe të papërpunuara të një gruaje që përpiqet të mbetet shtatzënë me të dashurin e saj. Shkrimtari bën një punë të jashtëzakonshme, duke treguar shpresën, zemërthyerjen dhe dhimbjen e heshtur që shumë gra përjetojnë kur nuk mund të kenë një fëmijë.
Në tokat moçalore dhe të shkreta të Danimarkës ku askush nuk ka arritur kurrë të mbjellë, një kapiten në lirim del luftëtari më i fortë kundra natyrës, edhe pse i duhet të durojë kërcënimet e pasanikëve që ia shtojnë më shumë zellin dhe dëshirën për të bërë realitet ëndrrën e tij.
Pas katastrofës së një epidemie kërpudhash, një grup shkencëtarësh përpiqen të gjejnë mjekimin e duhur, por grabiten nga një bandë që kërkon të prodhojë drogë me justifikimin e mjekimit të epidemisë dhe me qëllimin e asgjesimit të popullatës.
Në prag të Luftës së Dytë Botërore, përpjekja e një të riu norvegjez për t'i rezistuar nazistëve vendos një kurs të ri për të ardhmen e tij – dhe të ardhmen e vendit të tij.
Në vitin 1941, një kolonë që transportonte furnizime jetike ushtarake për Forcat Aleate kalon ujërat e rrezikuar nga armiku. 35 anijet tregtare civile përshkojnë detet brutale të Arktikut, duke luftuar për jetën kundër sulmeve ajrore dhe detare gjermane.
Një inxhinier i zoti arratiset nga rrënjët e tij të ashpra familjare për të gjetur pasuri dhe sukses mes elitës së Kopenhagenit, por krenaria që e vë në lëvizje rrezikon të jetë ajo që do e rrënojë.
Dennisi,një legjendë i garave në rrugë, lë pas martesën e tij dhe vajzën 17-vjeçare Hanna. Një ditë ai zbulon se vajza e tij do të marrë pjesë në një garë me të dashurin e saj të ri. Për të ndaluar Hanën, Dennisi dhe ish-gruaja e tij Tove shkojnë në një udhëtim.
Benjamini 13-vjeçar ka të njëjtin pasion, si e ëma, rreth teknologjisë dhe kibernetikës. Duke bërë hacker-in në jetimoren ku jeton, ngatërrohet me dosje sekrete shtetërore dhe zbulon të vërteta tronditëse rreth të ëmës.
Lufta e një gruaje të re për të mbrojtur trashëgiminë e saj indigjene
në një botë ku ksenofobia është në rritje, ndryshimet klimatike po kërcënojnë
grumbullimin e drerëve dhe të rinjtë zgjedhin vetëvrasjen përballë dëshpërimit kolektiv.
Kur një Porche prish dasmën e tij, Roi pranon një sfidë nga një armik i ri për të garuar për nusen e tij të arratisur në pistën ikonë të Nürburgring në Gjermani.
Kristin numëron mbrapsht ditët për diplomimin e saj, kur më në fund do të arrijë të lërë pas qytetin e saj të vogël dhe motrën e saj manipuluese, për në Nju Jorkun e ëndrrave të saj. Gjithçka është perfekte dhe gazeta lokale ka premtuar të botojë rubrikat e Kristin për qytetin që nuk fle kurrë. Por Kristin i mungon fluturimi i saj dhe, për t'i shpëtuar poshtërimit total, përfundon duke u fshehur në shtëpinë e vajzës së re të pazakontë Andrea, shumë larg në fshat. Në këtë shtëpi të askundit, Kristin e sjell Andrean në zemrën pulsuese të Nju Jorkut në një aventurë të madhe virtuale, të cilën ajo e tregon për të gjithë në shtëpi për ta ndjekur. Por më pas realiteti troket.
Një grup ekspertësh të mediave sociale punësohen për të ndihmuar një biznes të vjetër familjar të lulëzojë. Por, së shpejti ata e gjejnë veten të mbërthyer në një ishull të vogël në mes të një liqeni, ku thuhet se jeton një shtrigë e lashtë suedeze.
Gjatë një vere nordike të ndritshme, një grup fëmijësh zbulojnë fuqitë e tyre të errëta e të mistershme larg syrit të të rriturve. Në këtë thriller të mbinatyrshwm origjinal dhe mbërthyes, koha e lojës merr një kthesë të rrezikshme.
Në një përpjekje të dëshpëruar për t'u ribashkuar me vajzën e tij, një burrë i armatosur hyn në qendrën mjekësore ku punon gruaja e larguar dhe e rrëmben atë.
Zaidi humbi gjithçka kur u bë pjesë e botës së nëndheshme të Kopenhagenit shtatë vjet më parë, për tu hakmarrë për vrasjen e të vëllait. Kur një agjente e PET-as i jep mundësinë te jetë i infiltruar në bandat e Kopenhagenit, ai sheh mundësinë për të rifilluar jetën që dikur e kishte lënë pas krahëve.
Në vitin 1904 një tërmet me magnitudë 5.4 i shkallës Rihter goditi Oslon, me epiqendër në "Grabenin e Oslos", që ndodhet nën kryeqytetin norvegjez. Shenja të ngjashme lajmërojnë për një tërmet të ngjashëm.
Një kirurg i suksesshëm që humb të vëllanë në çështje bandash kriminale heq dorë nga jeta e privilegjuar për tu shndërruar në një hakmarrës të maskuar që kërkon të lajë gjakun e të vëllait.
Vini re: Përkthimi nuk është nga Stafi i Filma24 | Për të dalë titrat, duhet të shtypni butonin CC të një playeri | Për të financuar studimet e tij për drejtësi, Martin fillon si roje nate në një morg. Kur aty depozitohen viktimat e një vrasësi serial të prostitutave, gjëra të frikshme fillojnë të ndodhin. Për shkak të një basti të çuditshëm me kolegun e tij Jensin, policia fillon të mendojë se ai është vrasësi.
Katër mësues të shkollës së mesme, vendosin të konsumojnë alkool çdo ditë, për të parë se si ndikon në jetën e tyre sociale dhe profesionale. Shumë shpejt, situata do të dalë nga kontrolli...