Jeta e rrallë e këngëtarit, kantautorit dhe aktorit ikonik franko-armen, Sharl Aznavur, nga pika zero, deri në famën mbarëbotërore. Nga fëmijëria e varfër si refugjat, deri te pasuria, nga triumfet te dështimet, nga Parisi, në Nju Jork e Kanada...
Nga fillimi në fund, filmi është një udhëtim magjepsës në jetën e këngëtarit legjendar, duke portretizuar bukur shpirtin artistik të Aznavurit, reflektimet e tij mbi dashurinë, famën, përsosmërinë, angazhimin, përpjekjet e mëdha dhe kohën e humbur.
Scorpex-i, një DJ dikur i famshëm, i cili tani thuajse ka dalë nga tregu, ka të vetmen mundësi për rikthim kur një agjente e antidrogës e rekruton për të shkatërruar një bandë, mes të cilëve është edhe Vestax-i, rivali që i ka rrëmbyer famën...
Pasi i ati zhduket dhe njerka e saj merr pushtetin, Borëbardha arratiset në pyll për t’i shpëtuar xhelozisë vdekjeprurëse të Mbretëreshës së Keqe. Ajo gjen strehë te shtatë xhuxhat dhe me ndihmën e një udhëheqësi banditësh, nis një udhëtim për të rimarrë mbretërinë e saj.
"BorëBardha Dhe Shtatë Xhuxhat, është një klasik i paharrueshëm i animacionit, ky film na tregon historinë e Borbardhës, një vajzë të bukur dhe të pafajshme, e cila shpëton nga një nënë e ligë dhe gjen strehë në mal, ku njihet me shtatë xhuxhat e dashur. Një udhëtim i magjishëm, ku miqësia, guximi dhe dashuria triumfojnë mbi çdo kërcënim. Kjo është historia e një bote fantastike që kurrë nuk plakët, e cila vazhdon të magjepsë dhe frymëzojë breza me radhë."
Në fillim të viteve 1960, 19-vjeçari Bob Dylan mbërrin në New York me kitarën dhe talentin e tij revolucionar, i destinuar të ndryshojë rrjedhën e muzikës amerikane. Duke krijuar marrëdhëniet e tij gjatë ngritjes së famës, krijon shqetësim për muzikën folklorike, duke bërë një zgjedhje të diskutueshme që bën jehonë në mbarë botën.
Në mesin e shekullit XIX, një grua memece niset për në Zelandën e Re së bashku me vajzën e saj dhe këmben pianon për një martesë me një fermer, por shpejt dashurohet me një tjetër punëtor ferme.
Jeta e Mia Hall ndryshon papritur pasi pëson një aksident me makinë dhe mbetet në gjendje kome. Gjatë një eksperiencë jashtë trupit, ajo duhet të vendosë nëse duhet zgjohet për ta jetuar jetën ndryshe seç e kishte imagjinuar.
Elphaba, një grua e re e keqkuptuar për shkak të lëkurës së saj jeshile dhe Galinda, një vajzë e njohur bëhen mikesha në Universitetin Shiz në Oz. Pas një takimi me magjistarin e mrekullueshëm të Ozit, miqësia e tyre arrin në një udhëkryq.
Ndërsa thashethemet për kthimin e Jinx përhapen, Ambessa ndjek objektivin e saj me entuziazëm të përtërirë. Jinx dhe Sevika shkojnë fshehurazi në barkun e bishës.
Një avokate e nënvlerësuar që punon për një firmë të madhe ligjore, e cila e ka interesin më të madh për të nxjerrë kriminelët nga burgu sesa për t'i sjellë ata para drejtësisë, punësohet nga drejtuesi i një organizate kriminale.
Skandali muzikor i viteve ‘80-‘90, Milli Vanilli. Rob Pilatus dhe Fab Morvan pushtojnë listat botërore të muzikës si dyshja pop Milli Vanilli. Megjithatë, fama e tyre shpejt kthehet në turp kur zbulohet se zërat që qëndrojnë pas hiteve të tyre nuk ishin zërat e tyre, por të këngëtarëve të tjerë.
Ndërsa stërvitet në palestër, djali 11-vjeçar Toni magjepset me një trupë kërcimi. Ndërsa përpiqet të përshtatet, ajo e gjen veten të kapur në rrezik pasi grupi fillon të vuajë nga periudhat e të fikëtit dhe sulme të tjera të dhunshme.
Cady Heron bashkohet me Plastiket, një grup vajzash në listën A në shkollën e saj të re. Por gjithçka ndryshon kur ajo bën gabimin duke rënë në dashuri me Aron Samuels, ish-të dashurin e kryesores së Plastikës Rexhina.
Adoleshentja Priscilla Beaulieu takon Elvis Presley-n në një festë, njeriu i cili tashmë është një superyll rock-and-roll-i bëhet dikush krejtësisht i papritur në momente private: një tërheqje emocionuese, një aleat në vetmi, një mik i ngushtë i pambrojtur. Nëpërmjet syve të Priscilës, Sofia Coppola tregon anën e padukshme të një miti të madh amerikan Elvis, në miqësinë e gjatë dhe martesën e trazuar me Priscilën, nga një bazë e ushtrisë gjermane deri në vilën e tij të botës së ëndrrave në Graceland, në këtë portret thellësisht të ndjerë dhe jashtëzakonisht të detajuar të dashurisë, fantazisë dhe famës.
Toni i kalon të shtunat në një disko dhe me lëvizjet e tij elegante ai rrit popullaritetin e tij në mesin e klientëve. Por jeta e tij jashtë disko nuk është e lehtë dhe gjërat ndryshojnë kur ai tërhiqet nga Stephanie.
Një muzikant i suksesshëm dhe premtues, por shpirtërisht i trazuar, kërkon frymëzimin për të regjistruar këngën e tij të radhës, duke u zhytur gjithnjë e më shumë në varësinë ndaj drogës...
Flet për Vinsin, një ish-yll i dëshpëruar i muzikës pop, i cili ëndërron të rikthehet.
Një bashkëpunim i çuditshëm me bateristin e ri autik, Stivin, krijon një miqësi të papritur
mes dy muzikantëve të keqkuptuar.
Flet për Florën, një nënë beqare që është në luftë me djalin e saj, Maksin. Duke u përpjekur të gjejë një hobi për Maksin, ajo merr një kitarë nga një kosh dhe zbulon se mbeturinat e një personi mund të jenë shpëtimi i një familjeje.