Një thriller i përqëndruar tek një djalë i ri që niset të zbulojë të vërtetën për jetën e tij, pasi gjen foton e tij ku ka qënë fëmijë, në një faqe interneti të personave të zhdukur….
Jeta e dy të sapomartuarve kthehet përmbys kur një i njohur nga e shkuara e burrit dërgon dhurata misterioze dhe të frikshme rreth një sekreti të para 20 viteve.
Gu, një gangster i famshëm, sapo është arratisur nga burgu. E gjithë policia franceze është pas tij. Para se të largohet nga vendi me Manushin, gruaja që ai dashuron, Gu do një punë të fundit për fituar disa para. Puna funksionon, por një kurth i planifikuar nga policia, bën që Gu të duket si tradhtar përpara bashkëpunëtorëve të tij. Gu do bëjë çfarëdo të jetë e mundur për të pastruar nderin e tij.
Evan Ueber, një bashkëshort i lumtur dhe baba i dy fëmijëve bie pre e dy adoleshenteve dhe lojës së tyre të çmendur. Ai duhet të kalojë një sërë peripecish për të kuptuar mesazhin e tyre.
Në një të ardhme të afërme, Frenk Grivs punon si polic në një qytet ku të gjitha drogërat janë të ligjshme. Kur atij i dorëzohet një çështje me një kufomë të paidentifikuar, ai zbulon se legalizimi i tyre ka çmimin e vet.
Aleksi, Emili dhe djali i tyre, Ar Xhej, janë të rinj në Los Anxheles. Një takim rastësor në park i lidh me Kërtin misterioz, Sharlotën dhe Maksin. Një takim familjar bëhet shumë interesant me kalimin e mbrëmjes.
Një djalë gjendet papritur i përfshirë në mes të një grindje mes dy bandave kriminale më të rëndësishme të Nju Jorkut të cilat kanë shefa Rabinin dhe Bosin dhe ai vëzhgohet vazhdimisht nga detektivi Brikovski dhe vrasësi Gudkat. Për të dalë nga kjo situatë e vështirë ai ka hartuar një plan të përsosur...
Jimmy, Dave, Sean, kur ishin fëmijë ishin tre shok të pandarë. Tani vdekja tragjike e vajzës së njërit prej tyre i ribashkon dhe Sean-i i cili është polic ka për detyrë që të hetojë çështjen...
Një hartograf i shekullit të 18, Xhonathan Grin, fillon një udhëtim për të shënuar në hartë pjesët e panjohura të Transilvanisë. Atje ai zbulon sekrete e errëta dhe krijesat e fshehura në pyllin e mallkuar të Ukrainës.
Një familje e re zhvendoset në një shtëpi të izoluar në të cilën gruaja ishte punësuar për ta rikonstruktuar, por zbulojnë që pronari i mëparshëm mendohej të kishte vrarë gruan e tij.
Detektiv Çaves, një person familjar dhe polic i fortë, do përpiqet të zgjidh një krim misterioz. Për të zbuluar identitetin e vrasësist, ai duhet të qartësoj enigmën që është gati ti zërë pritë edhe zemrës së tij. Pasioni surprizon edhe detektivët më finokë, por kush do triumfoj në fund: ligji apo dëshira?
Kur vajza e Keller Dover dhe shoqja e saj zhduken, ai e merr çështjen në duart e tij ndërkohë që policia ndjek pista të ndryshme. Por sa larg do të shkojë një baba i dëshpëruar për të mbrojtur familjen e tij.
Një burrë misterioz shkon në një qytet të vogël të Kanadasë për të zhdukur një sëmundje të rrezikshme ngjitëse nëpërmjet gjakut. Misioni i tij e zhyt komunitetin në një lum gjaku.
Pas humbjes tragjike të fëmijës së tyre, një çift i dëshpëruar vendosin të birësojnë një vajzë të vogël 9-vjeçare, por pothuajse menjëherë pasi e mirëpresin në shtëpi, ata nisin të dyshojnë se ka diçka që nuk shkon. Ajo s'është aq e pafajshme sa dukej në pamje të parë.
Janë kushtet njerzore, veprimet dhe marrëdhëniet mes tyre të kushtëzuara nga fati, vullneti i lirë, apo një kombinim i të dyjave? Sido që të jetë rasti, nëse s’mund ti kontrollojmë veprimet tona, duhet të shqetësohemi?
Pas 10 vitesh në arrati nga akuza për tradhti, agjenti më i mirë i C.I.A-s, dorëzohet. Por kur shtëpia e sigurisë ku ai mbahej, sulmohet nga mercenarët, një agjent i ri do ta ndihmojë të arratiset. Tani dy aleatët e pazakontë, duhet të mbijetojnë si të mundin dhe të zbulojnë njeriun përgjegjës që i do me çdo kusht të vdekur...