Një detektive detyrohet të përballet me fantazmat e së kaluarës së saj ndërsa heton një rast misterioz të vrasjes serike përgjatë kufirit Indonezi-Malajzi.
Austria në shekullin e 18-të. Pyjet rrethojnë fshatrat. Vrasja e një fëmije dënon një grua me vdekje. Agnes është gati për një jetë martesore me të dashurin e saj, por mendja dhe zemra i rëndohen. Një rrugë e zymtë e vetme, mendime të liga që lindin.
Babai i shqetësuar Leon e çon djalin në kamping në Appalachia. Kulti vendas thërret demonin e lig Xhelat. Djali zhduket. Leon duhet të përballet me përbindëshin e kultit, për ta gjetur mes numrit të trupave që shtohen.
Një gazetare sekrete britanike depërton në kanalet e propagandës në internet, të të ashtuquajturit Shtet Islamik, vetëm për t’u tërhequr nga rekrutuesi i tij.
Psikologu social amerikan, Ben Monro, heton një kult vendas të lidhur me ngjarje shqetësuese. Teksa ai përfshihet në punwn e tij, vajza e tij rebele, Mazi, përfshihet me një djalë vendas të mistershëm, i cili e prezanton me festat e fshehta të qytetit. Teksa këto dy botë kryqëzohen, Mazi e gjen veten në një rrezik të madh dhe Benit do t'i duhet të luftojë me kohën për ta shpëtuar.
Pasi kryebashkiaku i një fshati në ishull zbulon një fëmijë me fuqi misterioze të zhytur në brigjet e tyre,
komuniteti dikur paqësor kalon në luftë civile, i shkatërruar nga besimi se fëmija është shpëtimtarja e radhës.
Kur plani i shpëtimit të një diplomati korean merr një rrugë të rrezikshme, kolegu i tij duhet të futet në zemër të Libanit për të bërë një përpjekje të fundit që ai të kthehet në shtëpi.
Një artiste e re ngec në një pyll të gjerë dhe të përsosur në Irlandën perëndimore, ku pasi gjen strehë, bllokohet së bashku me tre të huaj, duke u përndjekur nga krijesa misterioze çdo natë.
Matura e gjimnazit Osborn shënjestrohet nga një sulmues i maskuar, me qëllim për të ekspozuar sekretet e errëta të çdo viktime dhe vetëm një grup i veçuar miqsh mund t'i ndalojë këto vrasje.
Pesë kolege pune nisen në një udhëtim në pyje, por vetëm katër prej tyre kthehen, secila duke treguar një histori të ndryshme. Detektivi Aron Falk duhet të zbulojë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, ndërkohë që policia përpiqet të gjejë gruan e humbur...
Majkëlli, një psikik, vepron si ndërmjetës midis të gjallëve dhe të vdekurve. Kur papritmas merret peng, ai dinakërisht vendos ta përdorë gjendjen për t’i rregulluar punë vetes.
Pasi shpëtoi qytetin e saj nga një vrasës psikopat, jeta e Winnie Carruthers është më pak se e mrekullueshme. Kur ajo dëshiron të mos kishte lindur kurrë, ajo e gjen veten në një univers paralel makthi ku pa të, gjërat mund të ishin shumë, shumë më keq.
Kur një familje zhduket papritmasi nga qyteti i Shejfërit, në Dakotën Veriore, dyshimi bie tek një fermer sociopath. I bazuar në historinë e vërtetë të çështjes së të famshmit Çarls Bannon në 1931.
Ambar dhe familja e saj u terrorizuan kur festuan Bajramin në zonën Bandung. Ambar, një grua e re dhe e bukur që ka shikim të kufizuar, është në gjendje të shohë gjëra që njerëzit e tjerë nuk mund t'i shohin.
Një seri vrasjesh ogurzeza tronditin një qytet të vogël vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve të nxehta për kryetar bashkie. Ndërsa akuzat fluturojnë dhe kërcënimi i një vrasësi të maskuar errëson çdo cep, banorët duhet të garojnë me kohën për të zbuluar të vërtetën.
Një grua misterioze në arrati dhe agjenti e ndjek atë. Dy historitë e tyre unike lidhen pazgjidhshmërisht, pasi ndjekja mund të ketë përmasa apokaliptike.
Pesë kolege pune nisen në një udhëtim në pyje, por vetëm katër prej tyre kthehen, secila duke treguar një histori të ndryshme. Detektivi Aron Falk duhet të zbulojë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, ndërkohë që policia përpiqet të gjejë gruan e humbur...