Dy nga bosët më famëkeq të krimit të organizuar në Nju Jork, luftojnë për kontrollin e rrugëve të qytetit. Dikur miq të ngushtë, xhelozitë e vogla dhe një sërë tradhtish i çojnë drejt një përplasjeje vdekjeprurëse.
Tre trafikante droge të armatosura, njohur nga GEN Z si SKUADRA, goditën një vendndodhje të re për pushimet e pranverës këtë vit. Duke bërë një milion në javë, ata tërheqin vëmendjen e kartelit, i cili dërgon ekipin e vrasësve për t’i eliminuar – ose të vdesin duke u përpjekur.
Një çift në prag divorci bien dakord për një udhëtim të fundit, duke mos e ditur se çfarë i pret.
Rrugës, ata hasin pengesa që përfundojnë me zhdukjen e gruas. Burri i zemëruar bën çmos që
të gjejë të shoqen, por situata nuk është aspak e thjeshtë. Ajo ka rënë pre e dy psikopatëve
që duan të bëjnë biznes me jetën e saj, ndaj i propozojnë atij një ujdi.
Por shumë shpejt ai e kupton situatën dhe se kush fshihet pas çdo gjëje.
Një komedi aksioni me Sammo Kam-Bo Hung, Jackie Chan dhe John Sham, ku pesë ish-të burgosur përpiqen të nisin një jetë të re, por ngatërrohen me një bandë të rrezikshme. Film plot humor dhe me energji pozitive.
Aktori Paul Cole pëson humbje kujtese pas një sulmi në Ohio. I mbetur në një qytet të panjohur, ai përpiqet të kthehet në shtëpi dhe të rikuperojë të kaluarën e tij.
"Before the Devil Knows Youre Dead" ky film është si ato lloj historie që të shkatërrojnë nervat kur lakmia bëhet fatale! 🔥
Dy vëllezër planifikojnë grabitjen "e përsosur"💰, por gjithçka shkon në djall. Një thriller plot tension, tradhti familjare dhe zgjedhje që të fundosin.
Nuk e keni parë akoma? Nëse të pëlqen, shpërndaje te miqtë e tu! 🔥
Agjenti special Endrju Kang arrin të kapë një ngarkesë droge dhe infiltrohet në botën e krimit në Bangkok. Duke u paraqitur si pjesë e kartelit, ai duhet të fitojë besimin e bandës, por ndërsa përpiqet për këtë, ai rrezikon të humbasë veten dhe misionin e tij të vërtetë...
Një mama e thjeshtë amerikane, trashëgon papritur pasurinë e gjyshit të saj italian dhe e gjen veten të përfshirë në një luftë të egër bandash mafioze, por, falë thjeshtësisë dhe zgjuarsisë së saj, arrin të mbijetojë dhe të fitojë respektin e mafiozëve të rrezikshëm.
Revelations është një triler korean i disponueshëm në #Filma24, që ndjek një pastor dhe një detektive, të shtyrë nga besimet e tyre, ndërsa hetojnë një rast zhdukjeje. Pas një zbulimi hyjnor, pastori beson se një i dyshuar është përgjegjës për rrëmbimin e djalit të tij, ndërsa detektivja ndjek një rast të ngjashëm. Të dy përballen me të vërteta tronditëse dhe të errëta që ndërthuren dhe zbulojnë djajtë e brendshëm të secilit personazh.
Një djalosh i ri vjen për vizitë tek xhaxhai i tij në Nju Jork për ta ndihmuar, por përfundon duke luftuar kundra një bande rrugësh me aftësitë e tij në artet marciale.
Hae-woong, një kandidat për anëtarë të asamblesë, hiqet nga gara për shkak se ai u bë një gjemb në këmbë i një të madhi vendas, Soon-tae. I pushtuar nga peshkaqenë huamarrës, për shkak të mospagesës së një kredie të fushatës, ai vendos të ndyjë duart.
"Broken Rage" nga Takeshi Kitano, kombinon dramën e krimit dhe komedinë. Historia ndjek një vrasës me pagesë që gjendet ngushtë mes bandës dhe policisë, për t'u risjellë më vonë në një version komik që e parodizon historinë. Me një balancë unike të aksionit dhe humorit, filmi tregon stilin e veçantë të Kitanos.
Një histori e bazuar në realitet, kjo është komedia e zezë e 20 viteve histori të Siçilisë nga vitet 70 deri në vitet 90' me prezencën e mafias dhe bosit Toto Rina që urdhëron një seri vrasjes të heronjve antimafia. Historia fokusohet tek një djalosh të rritur në Palermo i cili mundohet të fitojë dashurinë e vajze të quajtur Flora.
Xhejms Ris, asistenti personal i ambasadorit amerikan të Francës, vepron fshehtasi si operativ i ulët i CIA-së. Duke kërkuar më shumë aksion, Risi pranon një punë që e bashkon me agjentin special shumë të ashpër Çarli Ueks, një njeri gjaknxehtë që dërgohet në Paris me një mision të një rëndësie ndërkombëtare. Tani, Risi e gjen veten në xhiron më të egër të jetës së tij ndërsa partnerët e rinj nuk ndalojnë askund në mënyrë që të ndalojnë armikun në këtë triler shpërthyes të pandalshëm.
Një ish-gangster punësohet për të ruajtur një grua të re të quajtur Kushi. Për ta mbajtur atë të sigurt, Fateh duhet të përdorë të gjitha aftësitë e tij, ndërsa në të njëjtën kohë përpiqet të mësojë të vërtetën rreth kërcënimeve të bëra ndaj saj.
Një kritik i fuqishëm teatri në Londër, i aftë të shkatërrojë karriera me fjalët e tij të pamëshirshme, njihet nga afër me Ninën, një aktore e cila kërkon dëshpërimisht vlerësimin e tij. Në një moment dobësie, ai e tërheq Ninën në një skemë të rrezikshme shantazhi, pasojat e së cilës nuk do të prekin vetëm këtë të fundit...
I transferuar në Brigadën Kundër Krimit, një oficer i lartë heton vdekjen e dy ish-kolegëve dhe zhdukjen e një tjetri, duke ekspozuar një grindje të ashpër brenda forcave të policisë.
Pasi kalon disa vite e infiltruar në rrathët e Abertzales së majtë si një tjetër simpatizante e re e grupit terrorist ETA, një oficere policie merr atë që po kërkonte: ETA e kontakton.
Dy miq, njëri që ëndërron të bëhet boksier dhe tjetri mashtrues i pasur, luftojnë me jetën në Korenë e viteve 1990
dhe vendosin miqësinë e tyre në provë.
Gangster Marko dhe familjen e fuqishme Adat, që udhëheqin mafian e arit në Kerala. Ata kontrollojnë tregtinë e arit dhe përballen me sfida të shumta për të mbajtur pushtetin. Historia tregon luftën e tyre për dominim dhe ndikim në botën e krimit.
I dënuar për vrasjen e familjes së tij, një ish vrasës me para është i gatshëm për gjithçka që të hakmerret ndaj demonëve të maskuar që kanë marrë komandën e qytetit dhe që drejtojnë tregjet e drogës e trafikimin e qenieve njerëzore.