Një avokate e nënvlerësuar që punon për një firmë të madhe ligjore, e cila e ka interesin më të madh për të nxjerrë kriminelët nga burgu sesa për t'i sjellë ata para drejtësisë, punësohet nga drejtuesi i një organizate kriminale.
Maks dhe Xhena nuk bien dakord, por të dy duan të mbrojnë të birin, Ezrën. Maks vepron ndryshe, që të sjellë ndryshim, duke i treguar atij botën jashtë.
Jelizi jeton e lumtur me vëllain e saj Ahmet, të cilin e ka shumë të dashur. Kur Ahmet bie në dashuri me një vajzë dhe i propozon asaj, bota e Jelizit shembet. Por ajo është e bindur se mund të prishë lidhjen e tyre, siç ka bërë me të gjitha të dashurat e kaluara të Ahmetit. Me miqtë e saj, Yeliz fillon të komplotojë planet e saj për ta bërë çiftin të ndahet. Një seri aventurash qesharake presin treshen e Jeliz-it, Deniz-it dhe Ahmetit, teksa Ahmeti bën të pamundurën për të mbrojtur të dashurën e tij nga komplotet dredharake të Jeliz-it. Pas “Deliha”, Gupse Özay sërish luan në një film që ajo ka shkruar. Me regji të Kivanç Baruönü, i njohur për "Kocan Kadar Konus" (Faktori i burrit), kasti i filmit përfshin Bugra Gülsoy, Eda Ece, Zeynep Kankode, Danilo Zanna, Özlem Tokarslan, Inci Pars, Dilsah Demir, Özlem Öçalmaz, ndër emra të tjerë surprizë.
Një njeri që dëshiron të bëhet aktor, i nënshtrohet një procedure radikale mjekësore për të transformuar pamjen e tij. Por fytyra e tij e re e ëndrrave shumë shpejt kthehet në një makth.
Pronari i një galerie artesh fillon ta njohë mirë jetën e vërtetë dhe problemet e saja, sapo gruaja e tij largohet nga shtëpia dhe biznesi i merr tatëpjetën. Kështu që, për t'i mbijetuar gjithë kësaj situate, i duhet të pranojë realitetin e të përballet me telashet pafund.
Tri fëmijët e një magjistari të madh vendosin të kryejnë grabitjen e një mumje, legjenda e të cilës është shumë e dhimbshme dhe shumë misterioze, dhe kjo do i ndihmojë të vënë në vend nderin e familjes së tyre.
Një i liruar me kusht pranon ndihmën e një magjistareje meksikane për të ringjallur grupin e tij të vjetër, në mënyrë që ata ta ndihmojnë të shpëtojë fermën e një gruaje nga një bos i pamëshirshëm droge.
Kur i dashuri i padrones së një maçoku kthehet sërish, ai fillon të xhelozojë e të sillet aq keq, sa humbet edhe jetën e tij të nëntë. Për të ndrequr gjithçka, i jepet edhe një shans i fundit me nëntë jetë të reja, të cilat duhet t'i përdorë mirë e drejt.
Jeta e 11-vjeçares Mildred merr një kthesë kur babai i saj, magjistari i dështuar Strawn Wise, vjen pas një periudhe të gjatë ndarjeje për ta marrë në kujdes dhe pranon ta çojë në kamping për të gjetur një kafshë mitologjike,e quajtur Pantera e Kanterbur-it.
Një djalë i zgjuar zbulon se mund të kontrollojë kohën me anë të një relike të trashëguar nga familja.
Së bashku me vëllanë dhe motrën, ai kthehet në kohën kur prindërit e tyre u ndanë, me shpresën për të ndryshuar atë që ndodhi.
Kur një student i talentuar në piano përpiqet të regjistrojë nënën e tij në rehabilitim, ai merret peng nga tregtari i saj i drogës dhe përfshihet në një aventurë të egër.
Tre shokë të ngushtë vendosin të argëtohen deri në maksimum në Vigjilje të Krishtlindjeve pasi do e lënë me aq traditën e të festuarit së bashku. Secili e ndjen magjinë e festës dhe merr mësimin e tij për gabimet e bëra.
Një këngëtar në një krizë besimi e gjen botën e tij të përmbysur kur mësuesja e tij e muzikës në shkollën e mesme rihyn në jetën e tij si nxënësja e tij e ri i rritur në Bat Mitzvah.
Pasi babai i tij, pronari i një fabrike të pjesëve të automjeteve, vdes, djali i tij paksa mbipeshë dhe me pak arritje, bashkohet me një kontabilist për të provuar të shpëtojë biznesin e familjes.
Pas një tragjedie familjare, tre breza të familjes Deetz kthehen
në shtëpi në Lumin Dimëror. Lidia has vështirësi në komunikimin me të bijën,
e cila i kërkon të flasë me të atin e vdekur. Ende e përhumbur nga Bitëllxhusi,
jeta e Lidias kthehet përmbys kur vajza e saj adoleshente,
Astridi, hap aksidentalisht Portalin për jetën e përtejme. Astridi bën një ujdi për të shkëmbyer jetën e saj me
jetën e një të vdekuri, por pa dijeninë e saj. A do ia dalë Lidia të shpëtojë të bijën?
Kevini, kthehet në shtëpi me Madelinën bukuroshe të mërzitur,
për të kaluar një natë me të. Kur ajo tenton të vetëvritet ai zbulon se ajo është
në të vërtetë ish-e dashura e shefit të tij të cilin ai e adhuron. Gjendur në shtratin e shefit,
Kevini duhet të mundohet të shpëtojë veten, apo Madelinën.
Pas humbjes së një çmimi të shumëpritur, Nik Kazino vendos të largohet drejt një vendi krejt të huaj. Por atje është duke pritur një tjetër sfidë që do ta bëjë atë të njohë veten dhe karrierën.