Një balerin kokëfortë dhe një qendërmbrojtës kryelartë luftojnë kundër ndjenjave të tyre për njëri-tjetrin pasi e ardhmja e tyre pas diplomimit kërcënon t'i mbajë të ndarë.
Grinçi dhe qeni i tij besnik, Maksi, jetojnë të vetmuar brenda një shpelle në malin Krampit. Kur kushët, që jetojnë pranë tij, vendosin të bëjnë Krishtlindjet më të mëdha dhe më të ndritshme, Grinçi i pakënaqur e kupton se ka një mënyrë për të fituar paqe dhe qetësi. Me ndihmën e Maksit dhe mes situatash gazmore e plot aventura, ai do të vendosë të vjedhë Krishtlindjen.
Pas rrëmbimit misterioz të Babagjyshit, shefi i sigurisë së Polit të Veriut duhet të bashkëpunojë me një haker famëkeq, i cili është i përfshirë në mënyrë indirekte në këtë rrëmbim dhe u duhet të kalojnë shumë peripeci e të ngatërrohen në situata qesharake për të shpëtuar Krishtlindjen e krijesat mitologjike.
Dy vitparista në universitet vendosin të ndahen me të dashurit mu natën para Ditës së Falënderimeve në qytetin e lindjes, gjë e cila e vendos në provë miqësinë e tyre.
Aurora po përballet me një periudhë të pashmangshme në jetë, e cila e tmerron atë. Me ndihmën e mikes së saj dhe vajzave, do të zbutet frika nga plakja.
Në momentin e tij më të vështirë, Uilli, gjendet përpara një mundësie të re për të punuar me një mik të vjetër, Markusin. Duke lënë mënjanë mllefin e vjetër, së bashku me të e me mamanë e tij, planifikojnë të rrëmbejnë paratë e mbledhura në qendrën "Qyteti dhuron". Por ky plan s'do të shkojë ashtu siç duan.
Një stuhi e fortë dëbore në Vigjilje të Krishtlindjes, përmbys planet e gjithë banorëve të një qyteti të vogël dhe shkakton shumë telashe që mund të zgjidhen vetëm nga djaloshi simpatik me kostum të kuq, i cili udhëton vetëm me një dre.
Një mashtrues i mjerë dhe ortaku i tij hiqen si Babagjyshi dhe Ndihmësi i tij i vogël me qëllim që të vjedhin qendra tregtare në mbrëmjen e Krishtlindjeve. Por ata hasin telashe kur mashtruesi miqësohet me një fëmijë me probleme dhe shefi i sigurisë zbulon planin dashakeqës.
Ania ndjek hapat e babait të saj në garat e qenve me sajë. Në Finlandë, ajo hyn në garën e tij të fundit, por qeni i saj kryesor plagoset. Duke e zëvendësuar me një qen tjetër, ajo lufton me rivalin e babait të saj, ndërsa mëson të rifitojë besimin te të tjerët...
Një vit pasi Kevinin e harruan në shtëpi dhe iu desh të përballej me dy hajdutë, aksidentalisht ai e gjen veten në qytetin e Nju Jorkut dhe takon disa “fytyra të njohura”.
Një djalë 8-vjeçar, të cilin familjarët e harrojnë aksidentalisht në shtëpi kur nisen me avion për Krishtlindje në Francë, duhet të mbrojë shtëpinë e tij nga dy hajdutë idiotë.
Kur një djalosh i vogël i dërgon një letër Babagjyshit të Krishtlindjes me një gabim të madh drejtshkrimor, mbërrin një plakush djallëzor për ta kthyer Krishtlindjen në një katrahurë të vërtetë.
Një derrkuc i zgjuar përfshihet në një mision qesharak për të gjetur një elefant të arratisur dhe përfundon në një mision të vërtetë shpëtimi për kafshë e njerëz. të cilët janë në rrezik nga një artist dështak.
Këtë herë do të jenë Festa të Tërbuara, sepse kur Maksi ishte 6-të vjeç, vrau aksidentalisht Baba-Dimrin. 12 vite më vonë, ai e korrigjon gabimin e tij duke e ringjallur atë, por shpejt e kupton se krijesa të cilën ai krijoi është një vrasës gjakatar dhe...
Flet për Italinë e pasluftës 1940, me fokus Delian duke thyer modelet tradicionale të familjes dhe duke aspiruar për një të ardhme tjetër, pasi merr një letër misterioze.
Elisa e sapo divorcuar fillon të rinovojë bujtinën që trashëgoi nga gjyshërit e saj, duke rënë në sy të Lukës, shefit financiar të një zinxhiri të madh hotelesh.
Në orën 23:30 të 11 tetorit 1975, një trupë e egër komedianësh dhe shkrimtarësh të rinj ndryshuan televizionin përgjithmonë. Zbuloni se çfarë ndodhi prapa skenave në 90 minutat para transmetimit të parë të Saturday Night Live (1975).
Një grup njerëzish me aftësi të kufizuara, kryejnë një grabitje të madhe. Gjërat shkojnë sipas planit derisa fillojnë të tradhtojnë njeri tjetrin. Si përfundim, kush do t'i gëzojë paratë e fituara nga grabitja?
Një avokate e nënvlerësuar që punon për një firmë të madhe ligjore, e cila e ka interesin më të madh për të nxjerrë kriminelët nga burgu sesa për t'i sjellë ata para drejtësisë, punësohet nga drejtuesi i një organizate kriminale.