Mickey 17" tregon historinë e Mickey-t, një punonjësi të thjeshtë në një mision të rrezikshëm për kolonizimin e një planeti të largët. Pasi vdes, ai ringjallet në një trup të ri, por ruan kujtimet e jetës së mëparshme. Tani, ai duhet të përballet me mundësinë e tij të dytë për të jetuar, ndërsa zbulohet një e vërtetë e errët për misionin dhe çmimin që duhet paguar për mbijetesën njerëzore në një botë të panjohur.
Një film vizatimor komedi-aksion ku historia tregon për "#Mendjendriturin", një super-keqbërës brilant, i cili, pas një beteje të gjatë, arrin të mposhtë rivalin e tij, Metro Man. Por kur e kupton se jeta pa një kundërshtar është e zbrazët, ai krijon një hero të ri, i cili shpejt del jashtë kontrollit. Filmi eksploron konceptin e identitetit, ndryshimit dhe zgjedhjes midis së mirës dhe së keqes, duke ofruar një kombinim të zgjuar humori, aksioni dhe emocioni. Megamind është një aventurë argëtuese për të gjitha moshat.
Të ngelur me një borxh të madh pasi ranë pre e një mashtrimi, dy të rinj që ëndërronin jetën e pasurve krijojnë identitete të rreme për të mashtruar të pasurit dhe për të vjedhur paratë e tyre.
Një vrasës i vjetër me pagesë caktohet të trajnojë një vrasës të ri, por mosmarrëveshjet që kanë me njeri-tjetrin, i shtyjnë drejt situatave sa të rrezikshme, aq edhe komike.
Një film që do t'ju ngjallë emocione të papritura dhe do t'ju mbajë në tension deri në fund! Një histori pasionante dhe misterioze, ku një individ, i mbërthyer në një botë virtuale, ndeshet me kufijtë e dashurisë dhe identitetit. Teksa lidhjet mes personazheve përshkruhen në një realitet të ndërlikuar, gjithçka që ata mendonin për botën dhe veten do të vihet në dyshim. A mund të ndodhin mrekulli kur gjithçka rreth teje është një iluzion? Përgatituni për një eksperiencë filmike që do t’ju lërë pa fjalë!
Vir Kurana dhe Kojal Ҫada janë një çift i martuar me mblesëri dhe shumë të ndryshëm. Një ngatërrim identiteti detyron çiftin e sapomartuar të arratiset natën e martesës në kërkim të "Ҫarlit" misterioz.
Dy shoqe të ngushta bëjnë një pakt të fortë për natën e ballos së maturës, por një ditë para ngjarjes së madhe, ndahen nga të dashurit e tyre dhe u mbeten veçse 24 orë kohë për të gjetur partnerë të rinj që të mos quhen dështake të padëshiruara.
LOVE HURTS: Një agjent shitjesh kthehet përsëri në jetën e mëparshme pasi ish-ortaku i tij në krim rishfaqet me një mesazh të keq për të. Me vëllanë e tij kriminel që gjithashtu e ndjek nga pas, ai duhet të përballet me të kaluarën e tij dhe historinë që nuk i dha kurrë fund plotësisht.
Një ribashkim para dasmës zbret në një makth psikologjik për një grup shokësh të kolegjit, kur një mysafir surprizë mbërrin me një valixhe misterioze që fillon të copëtojë grupin.
Bridget Jones e kalon jetën si një e ve dhe nënë beqare me ndihmën e familjes, miqve dhe ish-të dashurit të saj, Danielit. Ajo rikthehet në punën e saj si skenariste dhe hap një aplikacion dashurie ku lidhet me një djalë më të ri se vetja. Fakti që ai është njëzet vjet më i vogël se ajo nuk është e vetmja gjë që shkakton probleme për të.
Kur e fejuara e lë në altar për t’u kthyer me ish-të dashurin, Lyka nuk ka alternativë tjetër veçse të shkojë me nënën e tij, në pushimet e muajit të mjaltit, që i kishte prenotuar prej kohësh...
Një çift i martuar vendos të divorcohet, por ata humbasin kujtesën e tyre në një aksident. Me amnezi, ata bien përsëri në dashuri dhe familjet e tyre përpiqen t'ua rikthejnë kujtesën për të mbaruar procesin e divorcit.
Kur plani i Lainy-t për t'u vendosur dhe për të krijuar një familje shkatërrohet, ajo vendos një gungë të rreme, thotë një gënjeshtër dhe aksidentalisht bie në dashuri me djalin e saj të ëndrrave.
Pedington rikthehet në Peru për të vizituar tezen e tij të dashur Lusi, e cila tani banon në Shtëpinë e Arinjve në pension. Me familjen Braun nga pas, një aventurë emocionuese pason kur një mister i zhyt ata në një udhëtim të papritur.
Dy miq të ngushtë, të njohur për pamjen e tyre tërheqëse dhe trupin muskulor, vendosin të largohen nga qyteti për një jetë të qetë në një shtëpi të izoluar në mal. Por ajo që fillon si një ëndërr bëhet shpejt një makth kur, pa e ditur, ata çlirojnë "dhinë djallëzore", një demon të lashtë me uri të pashuar për kaos!
Pasi takon fansen e Kid Danger, Misi Martinin dhe futen në një portal që hap realitete alternative, Henri dhe ndihmësjja e tij e ri pa përvojë duhet të gjejnë rrugën për t'u kthyer në Distopia ose do të mbeten të bllokuar përgjithmonë.
Një shaka ditëlindje që përfundon tragjikisht, bëhet shkak i një ndryshimi rrënjësor në jetën e katër maturanteve, të cilat nga shoqe të ngushta, kthehen në armike të betuara për të nxjerrë në shesh të vërtetën që fshihet pas një fasade të rremë.
Një grua që planifikon dasmën ideale të motrës së saj dhe babai i një nuseje të ardhshme zbulojnë se dasmat e secilit prej tyre janë rezervuar në të njëjtën ditë. Kur të dyja palët vendosin të ndajnë vendin, ata përpiqen të shpëtojnë secilën dasmë me kaos dhe shumë drama.
Dy vëllezër binjakë kriminelë, ku njëri prej tyre po përpiqet të ketë një jetë normale, nisin një udhëtim të rrezikshëm grabitjeje. Duke u përballur me probleme ligjore, përleshje me armë dhe drama familjare, ata duhet të mësojnë të respektojnë dallimet mes njëri-tjetrit përpara se misioni të shkatërrohet.
Një artiste, që është shkëputur nga puna për të rritur fëmijën e saj, përjeton një stres që e bën të mendojë se po kthehet në qen. E rraskapitur dhe e vetmuar, ajo përpiqet të gjejë rrugën në këtë përmbysje të madhe që ka pësuar jeta e saj...
Walter dhe Eddie bashkojnë forcat për të zgjidhur problemet e tyre. Ata pushtojnë botën e mundjes amatore me një qëllim të vetëm në mendje, duke fituar turneun në New Orleans së bashku me 100,000 dollarë.