Nusja e rrëmbyer e bllokuar në bagazh përdor telefonin për të tentuar të arratiset, ku përballet me kafshë të egra helmuese. Përpjekja e dështuar kushton një jetë. E bllokuar në nxehtësinë e shkretëtirës, ??ajo luan një lojë vdekjeprurëse përmes telefonit për të identifikuar rrëmbyesin dhe për të mbijetuar.
Lili takohet me të atin pas një kohë të gjatë larg nga njëri-tjetri. Të lidhur pas kujtimeve, të dy do të zbulojnë rrethanat misterioze të zhdukjes së nënës së saj.
Një krijesë e pandeshur më parë lëshohet në pyllin e qytetit të vogël dhe të izoluar të Meidën Uds pasi një kompani që merret me prerje drush hyn në pyllin fqinj. Shpresa e vetme e qytetit mbetet tek Sherifi vendas dhe tek delegati i tij i besuar.
Pasi shpëtoi qytetin e saj nga një vrasës psikopat, jeta e Winnie Carruthers është më pak se e mrekullueshme. Kur ajo dëshiron të mos kishte lindur kurrë, ajo e gjen veten në një univers paralel makthi ku pa të, gjërat mund të ishin shumë, shumë më keq.
Kur një grup miqsh shkelin në mënyrë të pamatur rregullin e shenjtë të leximeve të Tarotit, ata pa e ditur lëshojnë një të keqe të papërshkrueshme të bllokuar brenda letrave të mallkuara. Një nga një ata dalin ballë për ballë me fatin dhe përfundojnë në një garë kundër vdekjes.
Pasi makina e tyre prishet në mes të një qyteze të vogël, të frikshme, një çift i ri, detyrohet ta kalojë natën në një kabinë të veçuar. Pason paniku ndërsa ata terrorizohen nga tre të panjohur, të maskuar, të cilët godasin pa mëshirë dhe me sa duket, pa arsye.
Kur një peshkaqen gjigant shfaqet në Senë, për të shpëtuar Parisin nga një masakër e dhunshme, një shkencëtare detyrohet të përballet me të kaluarën e saj tragjike.
Gjatë Luftës së Tretë Botërore, qeveria amerikane nisi një projekt sekret për të krijuar ushtarë të fortë duke shartuar njerëzit me derrat. 25 vjet më vonë, kjo specie e re e quajtur Turiri, i rrit dhe i ha njerëzit si kafshët. Rob Xhastisi, i cili punon për një grup rezistence njerëzish, ë shansi i fundit për të zbuluar se si Turinjtë morën fuqi dhe për t'i dhënë fund atyre.
Ambar dhe familja e saj u terrorizuan kur festuan Bajramin në zonën Bandung. Ambar, një grua e re dhe e bukur që ka shikim të kufizuar, është në gjendje të shohë gjëra që njerëzit e tjerë nuk mund t'i shohin.
Patriku, një banor i çuditshëm dhe i vetmuar, jeton në një shtëpi të thjeshtë në një fugon në fundin e një parku të izoluar. Pas një stuhie të vrullshme, një vajzë e re misterioze shfaqet tek dera e tij duke kërkuar strehë nga stuhia.
Një grua e re amerikane dërgohet në Romë për të filluar një jetë shërbimi ndaj kishës, por ndeshet me një errësirë, që e bën atë të vërë në dyshim besimin e saj dhe zbulon një komplot të tmerrshëm që shpreson të sjellë lindjen e mishërimit të së keqes.
Një agjente e re imobiliare planifikon një takim romantik me të dashurin e saj në një ndërtesë të vjetër. Por çifti detyrohet të luftojë për mbijetesë kur një grup vrasësish përpiqet ti vrasë.
Një seri vrasjesh ogurzeza tronditin një qytet të vogël vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve të nxehta për kryetar bashkie. Ndërsa akuzat fluturojnë dhe kërcënimi i një vrasësi të maskuar errëson çdo cep, banorët duhet të garojnë me kohën për të zbuluar të vërtetën.
Një grua misterioze në arrati dhe agjenti e ndjek atë. Dy historitë e tyre unike lidhen pazgjidhshmërisht, pasi ndjekja mund të ketë përmasa apokaliptike.
Pushimet e një familjeje kthehen në tmerr kur një i paftuar pushton trupin e vajzës adoleshente dhe e vendos atë nën mëshirën e urdhrave të tij përherë e më të mbrapshta.
Pasi rrit në fshehtësi një merimangë, 12-vjeçarja Charlotte duhet të përballet me faktet rreth kafshës së saj dhe të luftojë për mbijetesën e familjes së saj, kur krijesa dikur simpatike shndërrohet me shpejtësi në një përbindësh gjigant mishngrënës.
Pasi një grup kriminelësh, rrëmbejnë vajzën balerinë të një figure të fuqishme të botës së krimit, ata tërhiqen në një rezidencë të izoluar, të pavetëdijshëm se janë mbyllur brenda me një vajzë aspak normale.
Në një të ardhme të afërt, jeta normale në Tokë është shkatërruar. Pali dhe dy djemtë e tij, Toma dhe Jozefi, kanë jetuar një gjysmë jete - qetësi ditën dhe mundim natën. Çdo natë, pasi perëndon dielli, ata përballen me sulmet e pandërprera të një të keqeje misterioze dhe të dhunshme. Një ditë, kur Thomas nuk kthehet në shtëpi para perëndimit të diellit, Paul duhet të largohet nga siguria e fermës së tyre të fortifikuar për ta gjetur atë. Pason një betejë e tmerrshme që e detyron familjen të zbatojë një plan të dëshpëruar për të mbijetuar.