Pasi gjeti vajzën e tij të vdekur, David Bryson merr pjesë në një grup vetë-ndihme për të përballuar ankthet e tij. Por kur një grup grash misterioze ofrojnë të ringjallin vajzën e tij, fati i vetë Davidit dhe shpirti i vajzës së tij varet në peshore.
Xhefri Dahmer përballet me jetën e vështirë gjatë viteve të tij të rinisë, gjë që e kthen ngadalë në një psikopat dhe vrasës serial, i cili do të pranohet në rrethin social të njerëzve me të cilët shoqërohet. Histori e bazuar mbi novelën e Dërf Bekdërfit.
Polici i një qyteze të vogël dhe gruaja e tij janë duke vuajtur zhdukjen e djalit të tyre dhe gjendja vështirësohet kur fillojnë të ndodhin gjëra misterioze, të cilat i detyrojnë të largohen prej shtëpisë, por, misteri i vërtetë qëndron diku tjetër.
Ngjarjet ndodhin gjatë një stuhie, ku dy vëllezër kriminelë në arrati kërkojnë të fshihen në një shtëpi fshati të fshehtë. Pasi i marrin peng banorët nisin të zbulojnë se aty ka sekrete të errëta që fshihen.
Një detektiv, i dëshpëruar pas vrasjes së gruas së tij dhe i detyruar të japë dorëheqjen, rikthehet në punë kur një vrasës serial duket se është vënë pas tij dhe rezulton se është mbinjerëzor.
Dy misionare të reja të kishës futen në grackën e një loje vdekjeprurëse “macja me miun” kur trokasin në derën e një heretiku. Pasi bllokohen në shtëpinë e tij, ato duhet t'i drejtohen besimit të tyre nëse duan të dalin të gjalla prej andej.
Duke refuzuar të besojë historinë e saj për përbindëshat që banojnë në shpella, e vetmja e mbijetuar e një eksplorimi magjepsës të shkuar tmerrësisht keq, detyrohet të ndjekë autoritetet përsëri në shpellat ku diçka pret.
Kur një djalosh i vogël i dërgon një letër Babagjyshit të Krishtlindjes me një gabim të madh drejtshkrimor, mbërrin një plakush djallëzor për ta kthyer Krishtlindjen në një katrahurë të vërtetë.
Një çift i ri joshet në kthetrat e një vampiri 500-vjeçar gjakatar; I huaji ekzotik përpiqet t'i bindë ata të shkëmbejnë partnerë dhe t'i bashkohen llojit të tij.
Këtë herë do të jenë Festa të Tërbuara, sepse kur Maksi ishte 6-të vjeç, vrau aksidentalisht Baba-Dimrin. 12 vite më vonë, ai e korrigjon gabimin e tij duke e ringjallur atë, por shpejt e kupton se krijesa të cilën ai krijoi është një vrasës gjakatar dhe...
Në prag të një turneu të ri pas një viti shkëputje, një këngëtare e famshme e popit, fillon të përjetojë sekuenca të tmerrshme dhe të pashpjegueshme. E trembur dhe e lodhur prej trysnisë së famës së saj, i duhet të mendojë për të marrë në dorë kontrollin ndaj vetes dhe për të shpëtuar nga halucinacionet që po e përndjekin çdo çast.
Pasi u shpëtua nga një i mbijetuar tjetër në një ishull të panjohur, një peshkop përpiqet të konvertojë në të krishterë banorët paganë të ishullit, por i duhet të përballet me kundërshtimin e tyre dhe shtrigëritë që ushtrojnë ata.
Pas humbjes tragjike të gruas së tij duke luftuar me forcat e errëta, Gabrieli ribashkohet me skuadrën e tij të mëparshme të gjahtarëve të djajve. Pasi humb një pjesë të ekipit të tij, Gabrieli duhet të përballet me të kaluarën e tij tragjike dhe të vendosë se kush është me të vërtetë mik apo armik.
Kur një forcë e mistershme fillon të prishë verën e tyre të paharrueshme,
Noa dhe miqtë e tij bashkohen me një detektiv të policisë në pension për t'u
nisur në një aventurë të frikshme për të shpëtuar ishullin e tyre.
Një rojtar i pronave të gjuetisë, merr ryshfet nga një gjahtar veteran. Javë më vonë, e gjithë jeta e tij shkatërrohet. Momenti që dukej si një mundësi e jetës, kthehet si një ferr, kur zbulon se fatkeqësia e tij mund të mos jetë e rastësishme.
I kthyer në shtëpinë e fëmijërisë, babai i një djali të vogël përballet me një kërcënim që shfaqet sërish pas shumë vitesh. Ai nuk lufton për të mbrojtur veten, por famljen e tij dhe sidomos të birin që i rrezikohet jeta.
Largimi nga shtëpia për një fundjavë i familjes Keenan kthehet vërtetë në pushime "për të vdekur", pasi katër vrasës të çmendur që luajnë një lojë sadiste mbyllin hotelin e tyre dhe garojnë për vrasjet më kreative mes gjithë mysafirëve.
Kur një Jack-in-the-Box rrëqethës zbulohet dhe hapet në mjediset e një shkolle ekskluzive vajzash, gjashtë studente të guximshme së shpejti hyjnë në një luftë deri në fund kundër demonit të çliruar.