Në agimin e Luftës së Dytë Botërore, një ushtar i ri gjen një këlysh dhelpre të plagosur dhe e merr me vete në Francën e pushtuar. Historia e një miqësie të pazakontë.
Mes konflikteve brutale të Luftës së Boshinit, një grup kriminelësh dhe samuraish ndërmerr një mbrojtje të dëshpëruar të një kështjelle. Qëndrimi i tyre shkaktohet nga përplasja e interesave të klanit Shibata, Shogunatit dhe Qeverisë së Re.
Historia e Claressa 'T-Rex' Shields, boksierja nga Flint, Michigan, e cila u trajnua për tu bërë femra e parë në historinë e vendit të saj që fiton një medalje ari në atë sport.
Bazuar në histori të vërtetë: Gjatë Luftës Shtatëvjeçare, Mbretëresha austriake Maria Tereza dërgon gjeneralin e saj më të mirë, András Hadik dhe Ushtarët e tij Husarë për të sulmuar Berlinin dhe për të poshtëruar Mbretin Prusian, Frederikun e Madh.
Gjatë Lojërave Olimpike Verore të vitit 1972 në Mynih, Gjermani, një ekip amerikan i transmetimit sportiv duhet të përshtatet me mbulimin e drejtpërdrejtë të atletëve izraelitë që mbahen peng nga një grup terrorist.
Ky film përqendrohet rreth jetës së mundësit Anthony Robles, i cili lindi me një këmbë dhe fitoi një kampionat kombëtar në vitin 2011 ndërsa garonte në Universitetin Shtetëror të Arizonës.
Li, një amerikan i vetmuar në Meksiko, bie në dashuri me një ish-ushtar të bukur. Duke udhëtuar së bashku në xhungël, Li sheh, për herë të parë, mundësinë e një dashurie intime dhe të pafundme.
I bazuar në historinë e vërtetë të betejës së një njeriu për mbijetesë dhe liri. Në Shtetet e Bashkuara të para-Luftës Civile, Solomon Northap, një zezak i lirë nga periferitë e Nju Jorkut, rrëmbehet dhe shitet si skllav. Duke u përballur me mizorinë, si dhe mirësitë e papritura, Solomoni lufton jo vetëm për të qëndruar gjallë, por për të mbajtur dinjitetin e tij. Në vitin e dymbëdhjetë të odisesë së tij, takimi i rastësishëm i Solomonit me një abolicionist kanadez do t'i ndryshojë përgjithmonë jetën.
Në tokat moçalore dhe të shkreta të Danimarkës ku askush nuk ka arritur kurrë të mbjellë, një kapiten në lirim del luftëtari më i fortë kundra natyrës, edhe pse i duhet të durojë kërcënimet e pasanikëve që ia shtojnë më shumë zellin dhe dëshirën për të bërë realitet ëndrrën e tij.
Historia e Dietrish Bonhoefferit,
një pastor gjerman i cili bashkohet në një komplot për të vrarë Hitlerin
për të ndaluar Holokaustin. Krahas besimit dhe detyrës së tij morale,
ai rrezikon jetën e tij për t'i rezistuar regjimit nazist dhe për të shpëtuar miliona çifutë.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, 855 gra iu bashkuan luftës për të zgjidhur grumbullimin tre vjeçar të postës së pa-dërguar. Duke u përballur me diskriminimin dhe një vend të shkatërruar nga lufta, ato arritën të shpërndanin më shumë se 17 milionë dërgesa poste para kohës së caktuar.
Odiseja më në fund kthehet në Itakë pas 20 vitesh, ku gjen të shoqen që mbahet rob nga burra që duan të bëhen mbretër dhe djalin e tim që rrezikon të vdesë nga duart e tyre. Për ta fituar mbrapsht familjen tij dhe gjithçka që ka humbur Odysseusi do i duhet të rigjejë forcat e tij.
Është viti 1944. Në fshatin e Vermilios është duke u fshehur Pietro, një dezertor. Ai dashurohet pas vajzës së mësuesit të zonës, dashuri që do të sjellë pasoja në jetët e familjarëve.
Në Italinë e 1946, nënat e Jugut dërgojnë fëmijët e tyre në Veri për të kaluar disa muaj pushime, por ca prej tyre vendosin të mos kthehen më, sepse atje janë larg mjerimeve e sëmundjeve që u vështirësojnë jetën.
Tre pionierë: një infermiere e re, një shkencëtar vizionar dhe një kirurg novator, përballen me kundërshtimin e kishës, shtetit, medias dhe institucioneve mjekësore në aktivitetin e tyre për krijimin e "foshnjës së parë në epruvetë" me emrin Louise Joy Brown.
Bastiano Tansu, shurdh-memec që në lindje, i keqtrajtuar dhe i margjinalizuar që në fëmijëri, pas vrasjes së vëllait të tij, lidhet me njërin nga dy drejtuesit e familjeve në gjakmarrje. Ai i vë në shërbim tërbimin dhe shënjestrën e pagabueshme, duke u bërë një vrasës i frikshëm.
Në Luftën e Dytë Botërore në Londër, George nëntëvjeçar evakuohet në fshat nga nëna e tij Rita, për t'i shpëtuar bombardimeve. Sfidues dhe i vendosur për t'u kthyer në familjen e tij, George nis udhëtimin për në shtëpi ndërsa Rita po e kërkon.
Pasi u shpëtua nga një i mbijetuar tjetër në një ishull të panjohur, një peshkop përpiqet të konvertojë në të krishterë banorët paganë të ishullit, por i duhet të përballet me kundërshtimin e tyre dhe shtrigëritë që ushtrojnë ata.
Në orën 23:30 të 11 tetorit 1975, një trupë e egër komedianësh dhe shkrimtarësh të rinj ndryshuan televizionin përgjithmonë. Zbuloni se çfarë ndodhi prapa skenave në 90 minutat para transmetimit të parë të Saturday Night Live (1975).
Dhjetor 1941, Fronti Veriperëndimor. Një kolonë tankesh gjermane po lëviz drejt Moskës. Gjatë një misioni për të ndaluar avancimin e armikut, piloti Nikolai Komlev goditet dhe arrin të ulet në një pyll. Ai është gjallë, por në territor armik. Përpara tij është një provë e pamëshirshme e qëndrueshmërisë së rëndë fizike dhe mendore. Pasi luftoi me urinë dhe të ftohtin ekstrem, duke iu shmangur tufave të ujqërve dhe detashmenteve të ushtarëve nazistë, Komlev i plagosur më në fund kthehet në territor të sigurt. Por atje ai përballet me një sfidë tjetër, më të rëndësishmen nga të gjitha.