Kur piloti më i mirë i Airmail, Henri Guillaumet, zhduket në Ande, miku i tij më i mirë, Antoine de Saint-Exupéry, vendos ta kërkojë atë pavarsisht çdo vështirësie.
Jeta e rrallë e këngëtarit, kantautorit dhe aktorit ikonik franko-armen, Sharl Aznavur, nga pika zero, deri në famën mbarëbotërore. Nga fëmijëria e varfër si refugjat, deri te pasuria, nga triumfet te dështimet, nga Parisi, në Nju Jork e Kanada...
Nga fillimi në fund, filmi është një udhëtim magjepsës në jetën e këngëtarit legjendar, duke portretizuar bukur shpirtin artistik të Aznavurit, reflektimet e tij mbi dashurinë, famën, përsosmërinë, angazhimin, përpjekjet e mëdha dhe kohën e humbur.
Julien është një mësues i ri i letërsisë në shkollën e mesme, i cili akuzohet padrejtësisht për ngacmim seksual nga një nga nxënëset e tij, një vajzë adoleshente. Ai duhet të luftojë për të pastruar emrin e tij, ndërkohë që përballet me presion nga vëllai i saj më i madh dhe shokët e klasës.
Vuajtjet e peripecitë e një djaloshi afrikan, i cili përpiqet të bëjë të pamundurën për të fituar azil në Francë, për një jetë më të mirë e për të ndihmuar nënën e tij.
I transferuar në Brigadën Kundër Krimit, një oficer i lartë heton vdekjen e dy ish-kolegëve dhe zhdukjen e një tjetri, duke ekspozuar një grindje të ashpër brenda forcave të policisë.
Kur e fejuara e lë në altar për t’u kthyer me ish-të dashurin, Lyka nuk ka alternativë tjetër veçse të shkojë me nënën e tij, në pushimet e muajit të mjaltit, që i kishte prenotuar prej kohësh...
Përjetoni një histori dashurie të papërmbajtshme me "L'Amour ouf" (2024)! 🎬❤️ Një romancë epike që sfidon kohën dhe rreziqet, duke ndjekur jetët e Clotaire dhe Jackie, dy të rinj nga bota të ndryshme që përballen me pengesa të pamundura për të mbrojtur dashurinë e tyre. Me regji të Gilles Lellouche dhe interpretimet magjepsëse të Adèle Exarchopoulos dhe François Civil, ky film është një udhëtim emocional që nuk duhet humbur. Bashkohuni me ta në këtë aventurë të paharrueshme të pasionit dhe sakrificës. 💔🔥 #LAmourOuf #DashuriEÇmendur #FilmINeRi #KinematografiaFranceze #filma24 #meTitrashqip
Në kërkim të një kënaqësie të humbur, Emanuelle udhëton e vetme në Hong Kong për punë. Në qytetin e gjallërues ajo bie pre e takimeve dhe eksperiencave të reja tejet intensive.
Xheni, një vajzë e turpshme, punon në një park lojërash. E magjepsur nga karuseli, ajo ende jeton në shtëpinë e nënës së saj. Ajo takohet me Jumbon, atraksionin e ri kryesor të parkut.
E shkuara e një ish oficeri xhandarmërie bëhet shkak i rrezikimit të jetës së tij dhe gruas së tij shtatzënë, e cila mbahet peng derisa të bashkëpunojë me pengmarrësit që punojnë për agjenturat e fshehta.
Një adoleshent ndalon tek shitësi i tij i drogës para se të niset për të festuar atë natë. Rrugës për shtëpi ai merr në makinë një grua të plagosur dhe nata kthehet në një tmerr të vërtetë.
Aurora po përballet me një periudhë të pashmangshme në jetë, e cila e tmerron atë. Me ndihmën e mikes së saj dhe vajzave, do të zbutet frika nga plakja.
Pas arratisjes nga një burg ishullor ku kaloi 14 vjet për shkak se u akuzua padrejtësisht për tradhti ndaj shtetit,
Edmond Dante kthehet si Konti i Monte Kristos për të marrë hak ndaj njerëzve që e tradhtuan.
Një ish ushtar i forcave speciale që është kthyer i vetmuar dhe paranojak që nga shërbimi në Afganistan dhe rekrutohet për tu kujdesur për Aminan dhe vajzën e saj, Norin.
Frymëzuar nga një histori e vërtetë, historia e Bruno Sulakut, një Arsen Lupin i vërtetë i shekullit të 20-të.
Bruno Sulak konsiderohet Arsen Lupini i shekullit të 20-të. Një burrë mbresëlënës, një mik besnik dhe një ikonë e lirisë,
Bruno lë gjurmë në historinë e banditizmit me grabitjet e tij jo të dhunshme të shumë argjendarive dhe supermarketeve. Gjithashtu, arratisjet
e tij të shumta nga burgu, adhurimi dhe koncepti i tij ndaj të ashtuquajturës 'Liri'.
Një çift feston ditëlindjen e djalit në mes të oqeanit, në një udhëtim me jaht. Pasi goditen nga një stuhi e dhunshme që sjell krijesa të uritura nga thellësitë e oqeanit, ata kuptojnë se janë në mes të një apokalipsi dhe detyrohen të luftojnë për mbijetesë...
Një kujdestare burgu në Korsikë, përfshihet krejt padashje në gjë grup mafioz dhe është e detyruar tu bindet në detyrat që i japin, duke rrezikuar veten dhe familjen.
Dy shokë fëmijërie, Dog dhe Mirales që jetojnë në një fshat të vogël, i kalojnë ditët duke u vërdallosur nëpër rrugë. Miralesit i pëlqen të ngacmojë Dogun, por miqësia e tyre vihet në provë kur Dogu njihet me një vajzë dhe dashurohet krejtësisht me të.
Disa minatorë duhet të shoqërojnë poshtë në minierë një profesor për të marrë disa kampione, por gjetja e një varri të lashtë, zgjon nga gjumi shekullor një krijesë gjakatare që ka në plan të shkatërrojë botën.