Mickey 17" tregon historinë e Mickey-t, një punonjësi të thjeshtë në një mision të rrezikshëm për kolonizimin e një planeti të largët. Pasi vdes, ai ringjallet në një trup të ri, por ruan kujtimet e jetës së mëparshme. Tani, ai duhet të përballet me mundësinë e tij të dytë për të jetuar, ndërsa zbulohet një e vërtetë e errët për misionin dhe çmimin që duhet paguar për mbijetesën njerëzore në një botë të panjohur.
Udhëtimi i Mahitos thellohet në një botë ku realiteti dhe fantazia gërshetohen në mënyrë të pandashme. Me "çafkën" misterioze si udhërrëfyese, ai përballet me sfida që vënë në provë forcën e tij të brendshme dhe kupton se e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja janë më të ndërlidhura nga sa kishte menduar. Përmes animacionit të mrekullueshëm dhe simbolikës së fuqishme, ky film sjell një reflektim të thellë mbi humbjen, rritjen dhe gjetjen e paqes me vetveten.
Një riinterpretim i sagës Nibelungen që përqendrohet në Hagenin e Tronjës, një viking që lidh veten me perënditë e lashta dhe merr armët kundër një sundimtari të paskrupullt.
I dënuar për vrasjen e familjes së tij, një ish vrasës me para është i gatshëm për gjithçka që të hakmerret ndaj demonëve të maskuar që kanë marrë komandën e qytetit dhe që drejtojnë tregjet e drogës e trafikimin e qenieve njerëzore.
Parthenope, e lindur në detin e Napolit në vitin 1950, kërkon lumturinë gjatë verave të gjata të rinisë së saj, duke rënë në dashuri me qytetin e saj të lindjes dhe me shumë personazhe të paharrueshëm.
Bën fjalë për një minator asteroidesh, i cili pasi përplaset në një planet të huaj duhet të bëjë rrugën e tij nëpër terrenin e ashpër, duke i mbaruar oksigjeni, i ndjekur nga krijesa të çuditshme, për tek e vetmja e mbijetuar.
Kur marinarët njerëzorë sulmohen nga krijesa misterioze të thellësive, vetëm një person mund të ndalojë luftën midis tokës dhe detit: magjistari, Geralt i Rivias.
Ky film është Një rrugëtim mes dy botëve!
Një shpirt i humbur zgjohet në trupin e një qeni dhe nis një udhëtim të çuditshëm për të zbuluar të shkuarën e tij. Kujtimet e një jete tjetër, të një njeriu, e ndjekin në çdo hap, ndërsa kërkon të kuptojë të vërtetën e ekzistencës së tij. A është kjo një dënim apo një shans i dytë? Në një përzierje emocionesh, misteri dhe dashurie të pastër, "Fluke" eksploron lidhjen mes shpirtit dhe fatit në mënyrë prekëse dhe të paharrueshme.
Bazuar në librin e Frenk Miler, filmi frymëzohet nga beteja e lavdishme e Termopilëve ku 300 spartanë dhe 700 aleatë u përballën me mbretin pers Kserksi, duke dhënë një betejë legjendare kundër një ushtrie që ishte me dhjetra mijëra. Filmi qëndron besnik në legjendën e luftëtarëve spartanë që zgjodhën vdekjen sesa përuljen.
Xheni, një vajzë e turpshme, punon në një park lojërash. E magjepsur nga karuseli, ajo ende jeton në shtëpinë e nënës së saj. Ajo takohet me Jumbon, atraksionin e ri kryesor të parkut.
Moana niset me mision për të shpëtuar ishullin e fundosur në det nga perëndia Nalo që urrente njerëzit dhe që kishte mallkuar çdo popull që bashkohej me oqeanin. Edhe pse është një aventurë e rrezikshme, arrin gjithçka me ndihmën e miqve të saj.
Një përrallë gotike fiksimi mes një gruaje të re të pushtuar, Elenit dhe vampirit të tmerrshëm të magjepsur pas saj. Ndërsa fuqia e tij rritet, Eleni duhet të sakrifikojë veten për të ndaluar sundimin e tmerrshëm të vampirit dhe të shpëtojë burrin e saj.
Elphaba, një grua e re e keqkuptuar për shkak të lëkurës së saj jeshile dhe Galinda, një vajzë e njohur bëhen mikesha në Universitetin Shiz në Oz. Pas një takimi me magjistarin e mrekullueshëm të Ozit, miqësia e tyre arrin në një udhëkryq.
I humbur dhe i vetëm, Mufasa i vogël takon një luan të quajtur Taka, i biri i mbretit të vendit ku e ka çuar fati. Takimi i rastësishëm i bën ata shumë të afërt dhe, pa e kuptuar, aventura e përbashkët do të ndryshojë fatet e të gjithë mbretërisë...
Kur vëllai i tyre më i madh vdes, Peter dhe Alice kërkojnë t'i shpëtojnë prindërit e tyre nga dëshpërimi derisa ata të detyrohen të zgjedhin midis shtëpisë dhe imagjinatës, duke vendosur skenën për udhëtimet e tyre ikonike në Tokën e Çudirave dhe Neverland.
Kur një djalosh i vogël i dërgon një letër Babagjyshit të Krishtlindjes me një gabim të madh drejtshkrimor, mbërrin një plakush djallëzor për ta kthyer Krishtlindjen në një katrahurë të vërtetë.
Këtë herë do të jenë Festa të Tërbuara, sepse kur Maksi ishte 6-të vjeç, vrau aksidentalisht Baba-Dimrin. 12 vite më vonë, ai e korrigjon gabimin e tij duke e ringjallur atë, por shpejt e kupton se krijesa të cilën ai krijoi është një vrasës gjakatar dhe...
U RREGULLUA ZERI! Qyteti i Romës së Re përballet me duelin midis Cezar Katilinës, një artist i shkëlqyer i cili lufton për një të ardhme utopike dhe kryebashkiakut lakmitar Franklin Cicero. Mes tyre është Xhulia Cicero, me besnikërinë që nuk di nëse duhet ta ketë ndaj babait, apo ndaj të dashurit të saj.