Një histori e ndaluar dashurie do të shërbejë si fitili që ndez një luftë të pamëshirshme mes dy familjesh. Implikimi i një vajze të re me një kriminel të moshuar i cili fshihet pas petkut të biznesit medoemos do të ketë një cmim për tu paguar. Pasi bie në dashuri me një djalë të ri, xhelozia e sëmurë do e shtyjë “biznesmenin” të përdorë gjithë fuqinë e tij për të ndaluar çiftin.
Mbreti Helm DorëÇekiçi i Rohanit mbron popullin e tij nga një tradhti e udhëhequr nga Ulfi, një djalë
që kërkon hakmarrje për vdekjen e babait të tij. Ulfi sulmon Rohanin, duke detyruar
Helmin dhe popullin e tij të përballen me rrethimin në Hornburg, një fortesë e lashtë. Pas vdekjes së tij, Hera, e bija e Mbretit
merr në kontroll situatën, a do ia dalë ajo të mundë Ulfin dhe të mbajë premtimin që i dha të atit?
Një polic i padisiplinuar transferohet në një qytet tjetër. Shumë shpejt ai fillon një luftë kundër bandës së tmerrshme të qytetit, e cila ka arritur të marrë kontrollin e të gjithë qytetit.
Dy të huaj që takohen në një motel të vogël, duhet të përshkojnë bashkë një rrugë të ndërlikuar për të zbuluar një të vërtetë të përbashkët e të hidhur, në të cilën përfshihen dashuria, urrejtja dhe hakmarrja.
Tre persona mblidhen për një "festim të çmendur" të organizuar nga një shkrimtar në vështirësi dhe zonja e tij. Kur energjia fiket gjatë një stuhie, zbulohen të vërtetat më të thella, duke ndryshuar jetën e çdo personi përgjithmonë.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, 855 gra iu bashkuan luftës për të zgjidhur grumbullimin tre vjeçar të postës së pa-dërguar. Duke u përballur me diskriminimin dhe një vend të shkatërruar nga lufta, ato arritën të shpërndanin më shumë se 17 milionë dërgesa poste para kohës së caktuar.
Një varg grabitjesh të dhunshme në Veriperëndim e çojnë agjentin veteran të FBI-së Terry Husk në një grup supremacist të bardhë që planifikon të rrëzojë qeverinë federale.
Marrëdhënia e Noas me Nikun duket e palëkundur, pavarësisht përpjekjeve të prindërve për t'i ndarë. Niku është i gatshëm të forcojë marrëdhënien e tij dhe fillon të punojë për studion ligjore të babait të tij së bashku me një kolege tërheqëse. Noa shkon në universitet, ku ndan një apartament me Brajarin, një vajzë enigmatike që fsheh një sekret të errët pas buzëqeshjes së saj...
Një ditë në festën e largimit të një kolegu, Anna takon Domenicon, një djalë viral, pak më i madh në moshë, i cili është i martuar me dy fëmijë të vegjël. Flakët e pasionit ndizen me shpejtësi dhe rezultojnë në takime me avull.
Është viti 1944. Në fshatin e Vermilios është duke u fshehur Pietro, një dezertor. Ai dashurohet pas vajzës së mësuesit të zonës, dashuri që do të sjellë pasoja në jetët e familjarëve.
Xhefri Dahmer përballet me jetën e vështirë gjatë viteve të tij të rinisë, gjë që e kthen ngadalë në një psikopat dhe vrasës serial, i cili do të pranohet në rrethin social të njerëzve me të cilët shoqërohet. Histori e bazuar mbi novelën e Dërf Bekdërfit.
Një arkëtar me para të gatshme që punon në një bankë, fillon një skemë investimi të rrezikshme dhe së shpejti tërhiqet në botën e errët të pastrimit të parave.
Dhjeta vjeçarja Annie dhe Runt, qenin e saj endacak, teksa përpiqen të fitojnë kampionatin e kursit të shkathtësisë në Krumpets Dog Show në Londër, në mënyrë që të shpëtojnë fermën e familjes së tyre nga thatësira dhe mjerimi.
Vite pasi dëshmoi vdekjen e heroit të nderuar Maksimus nga duart e dajës së tij, Luciusi detyrohet të hyjë në Koloseum pasi vendi i tij pushtohet nga perandorët tiranë që tani udhëheqin Romën me një grusht të hekurt. Me zemërimin në zemër dhe të ardhmen e Perandorisë në rrezik, Luciusi duhet të gjejë forcë për t'i kthyer lavdinë Romës.
Kur mbesa e tij i lutet atij për ndihmë për një marrëveshje të rrezikshme, ish-zoti i drogës Ferry Bouman e gjen veten duke u kthyer atje ku filloi gjithçka: Camping Zonnedauw.
Anora, një prostitutë nga Bruklini, njihet me djalin e një oligarku rus i cili vendos të martohet me të. Por, ëndrra e saj nis të zbehet sapo lajmi arrin në Rusi dhe prindërit e djalit nisen për në Nju Jork për të anuluar martesën.
Një grup ushtaresh femra hiqen si mjeke për të shpëtuar një grup adoleshentesh të bllokuar mes ISIS-it dhe Talebanëve.
Në një mision të tensionuar, me rrezik të lartë, ata duhet të përfshihen
në kaosin e luftës duke mbajtur të fshehura qëllimet e tyre të vërteta për të shpëtuar vajzat.
Ndërsa thashethemet për kthimin e Jinx përhapen, Ambessa ndjek objektivin e saj me entuziazëm të përtërirë. Jinx dhe Sevika shkojnë fshehurazi në barkun e bishës.
Kur vëllai i tyre më i madh vdes, Peter dhe Alice kërkojnë t'i shpëtojnë prindërit e tyre nga dëshpërimi derisa ata të detyrohen të zgjedhin midis shtëpisë dhe imagjinatës, duke vendosur skenën për udhëtimet e tyre ikonike në Tokën e Çudirave dhe Neverland.
Patri është një nënë e fortë që lufton për t’u afruar me djalin e saj adoleshent, i cili ka vendosur të jetojë me të atin. Në përpjekje për të provuar se është e lezetshme dhe për ta mbajtur djalin nën çatinë e saj, ajo shkon me të dhe miqtë e tij në një kamping, ku situatat shpesh i rrëshqasin nga duart...