Liza është një taksiste që punon natën. Pasagjeri i saj, Sasha, duket i besueshëm, por errësira e qytetit fsheh kthesa të rrezikshme dhe kërcënime që mund të fshihen pas çdo cepi — ndoshta edhe nga ata më të afërt me të.
Kur një i ri me sëmundje mendore mendon se është dëshmitar i një rrëmbimi dhe policia refuzon ta besojë, ai i kërkon ndihmë fqinjit të tij ku më pas fillojnë një sërë aventurash për të zbardhur ngjarjen.
Një togë ushtarësh e snajperësh amerikanë niset në një mision tepër të rrezikshëm në Ramadi, Irak, ku kaosi, sakrifica dhe vëllazëria e luftës rrëfehen përmes kujtimeve të tyre tronditëse për betejën.
Një djalë 13-vjeçar, i lënë për t'u kujdesur për veten dhe vëllain e tij pas vdekjes së prindërve, detyrohet të largohet drejt Meksikës me gjyshin e tij, pasi i jepet dënimi me varje për një vrasje aksidentale.
Katyn përshkruan tragjedinë e një brezi. Filmi ndjek historinë e katër familjeve polake, jeta e të cilëve u copëtua kur, në fillim të Luftës së Dytë Botërore,
një numër i madh ushtarësh polakë bien në duart e trupave sovjetike dhe më vonë bëhen viktima të stalinizmit.
Filmi nënvizon gjithashtu rrethanat e ndërlikuara të pozicionit të Polonisë si në luftë ashtu edhe pas saj.
Shkrimtares nga New York-u, Iris, papritur i rrënohet jeta pasi shoqja dhe mentori i saj më i ngushtë i lënë trashëgimi një qen të madh danez të quajtur Apollo. Apollo i krijon Irisit probleme, nga shkatërrimi i mobiljeve në shtëpi deri te paralajmërimet për dëbim nga shtëpia. Megjithatë, teksa Iris e gjen veten të lidhur papritur me Apollon, ajo fillon të pajtohet me të kaluarën e saj dhe jetën e saj artistike.
Takimi i parë pas shumë kohësh i një nëne të ve merr një kthesë të tmerrshme kur ajo bombardohet me mesazhe anonime kërcënuese në telefonin e saj gjatë darkës së tyre luksoze, duke e lënë atë të pyes veten nëse shoqëruesi i saj qëndron pas ngacmimeve.
Kur një i njohur i vjetër vritet, duke lënë pas një mesazh të fshehtë për të "gjetur llogaritarin", kolegia e tij detyrohet të bëjë gjithçka për të zgjidhur çështjen enigmatike. Duke kuptuar se janë të nevojshme masa më ekstreme “llogaritari” rekruton vëllain e tij, një vrasës me pagesë, që mban brenda vetes brengën e njeriut të vetmuar...
Një veteran i traumatizuar, që s'kishte frikë nga dhuna, gjurmon vajza të zhdukura për para. Kur një punë i del
jashtë kontrollit, e pushtojnë makthet pasi zbulon një komplot që mund ta çojë në udhëtimin e tij të vdekjes ose zgjimin e tij.
Kur piloti më i mirë i Airmail, Henri Guillaumet, zhduket në Ande, miku i tij më i mirë, Antoine de Saint-Exupéry, vendos ta kërkojë atë pavarsisht çdo vështirësie.
Kur ekspedita e Djonit Grejstok për të gjetur një meteoritë misterioze përfundon në tragjedi, vetëm djali i tij, Xhej-Xhej, mbijeton dhe rritet në zemër të xhunglës afrikane, i adoptuar nga majmunët, duke marrë emrin Tarzan. Rrugëtimi i tij merr një kthesë të papritur kur njihet me Xhejn, vajza e udhëzuesit Porter, ndërkohë që Kleiton planifikon të shfrytëzojë asetet natyrore të zonës.
Ushtari i Marinës, Xhem, niset në një udhëtim drejt "Shpellës Blu" që ia kishte premtuar gruas së tij, Alara. Gjatë rrugës, zbulohen detaje të marrëdhënies së tyre, duke dëshmuar se dashuria e tyre mbetet e përjetshme, përtej vdekjes.
Ekipi mercenar i Shale është tërhequr pas një misioni (jo dhe aq) të fshehtë në Kubë. Ai bëhet një mësues zëvendësues në shkollën e mesme të të fejuarës së tij në Majami por sheh që diçka nuk shkon siç duhet. Ekipi i tij do e ndihmoj atë.
Virgil Oldman, një drejtues i pasur ankandesh arti pranon ndihmën e një mjeshtri të ri Robertit, për të kuptuar dhe joshur Kler Ibetson, një trashëgimtare e re, e cila e punëson për të nxjerrë në ankand një koleksion gjërash antike.
I rrethuar nga udhëheqës të fuqishëm fetarë në sallat e Vatikanit, kardinali Lorenc zbulon një gjurmë sekretesh të thella që mund të tronditin themelet e Kishës Katolike Romake, teksa po bëhen zgjedhjet për Papën e ri.
Vëllezërit binjakë, Steku dhe Smoku vendosin të kthehen në qytezën e tyre për t'ia nisur nga e para. Me paratë e fituara nga punë të ndryshme
me të cilat ishin marrë në arratinë e tyre nga e kaluara plot vuajtje, ata vendosin të investojnë duke blerë një mulli të vjetër për ta kthyer në lokal. Por hapja e biznesit të ri nuk shkon siç e prisnin, me të ftuar nga e kaluara, me biseda të lënë përgjysmë dhe të paftuar të cilët nuk janë siç duken.
Një vajzë e re nga New Yorku, e njohur për jetën e saj shoqërore, fillon të interesohet për një djalë të ri që është shpërngulur në ndërtesën e saj, por e kaluara kërcënon të ndikojë në marrëdhënien e tyre.
Ndërsa kryen një ekzorcizëm të paautorizuar ndaj babait të tij, një ekzorcist elitar dyshon se entiteti me të cilin po lufton mund të jetë një qenie e shenjtë - ndoshta edhe vetë Zoti.
Kur një person i armatosur hyn në një dyqan Apple në zemër të Amsterdamit, policia përballet me një sfidë të ndjeshme për të zgjidhur problemin. Bazuar në ngjarje të vërteta.