Dy banda të pamëshirshme yakuza ndërpresin xhirimet e një filmi aksion në një fabrikë të braktisur. Ylli i aksionit nuk është shumë i kënaqur. Njëqind yakuza kundër një njeriu të vetëm? Pfff, shumë e lehtë.
Një kryeinspektor në njësinë kundër narkotikëve mbetet i palëkundur në parimet e tij të oficerit të policisë, duke rrezikuar të gjithë për të luftuar aktivitetet e lidhura me drogën dhe kapjen e trafikantëve.
Oficeri i policisë Don Li punon me informatorët, por dështimi i disa misioneve e bëjnë atë të dyshojë te kushdo, por kur ai i jep Gait një mision të rëndësishëm, do të ndryshojë këndvështrimin e tij...
Një grua e re Rita, e cila e gjen veten vetëm kur burri Ariel punon jashtë vendit. Ata të dy gjejnë kënaqësi seksuale tek njerëzit e tjerë. Kur Ariel kthehet, ata të dy sillen sikur asgjë nuk ka ndodhur. Por a do ta pengojë kjo martesën e tyre që të mos shpërbëhet?
Hirayama pastron tualetet publike në Tokio, ai e jeton jetën e tij në thjeshtësi dhe qetësi të përditshme. Disa takime të rastësishme e shtyjnë atë të reflektojë për veten e tij.
Pasi diplomohen në një shkollë aviacioni, disa të rinj bëhen pjesë e një grupi elitar ushtarak të Forcave Ajrore. Shumë shpejt, ata do të shohin se trajnimet janë shumë larg luftës së vërtetë. Me nisjen e një sulmi të papritur terrorist, do të kuptojnë se vdekjen dhe jetën i ndan vetëm një fije peri...
Një ditë një oficer policie gjen një zarf të kuq martese, vetëm për të zbuluar se pronari
është në fakt një fantazmë që kërkon dorën e oficerit për martesë para rimishërimit.
Çfarë do të ndodhë kur një njeri dhe një fantazmë të krijojnë një lidhje të veçantë?
Një polic caktohet që të shoqërojë një kriminel në Japoni, ndërkohë që po përballej me problemet në marrëdhënie, po ashtu dhe me ndryshimin e tij në pamjen fizike.
Një epikë madhështore e fantazisë së lartë lindore që rikrijon luftërat mitike të tej zgjatura midis njerëzve,
të pavdekshmëve dhe përbindëshave, të cilat ndodhën më shumë se tre mijë vjet më parë.
Vëlla e motër fillojnë të kërkojnë më shumë për gjyshin e tyre, një pilot kamikaz i Luftës së Dytë Botërore. Entuziazmi i tyre bie kur zbulojnë se gjyshi ishte njohur botërisht si një frikacak. Por ata këmbëngulin duke marrë vesh se kjo histori nuk ishte kaq e thjeshtë...
Gaspari është një detektiv që punon për çështjen e një masakre masive. Gjatë punës, një informator i jep një pistë për zhdukjen e shoqes së tij të fëmijërisë Kirana, hakmarrja për të cilën bëhet qëllimi i 24 orëve të fundit të jetës së tij...
Një ekipi veprimesh speciale të kryesuar nga pilotë elitarë, i jepet urdhër të testojë avionë të rinj luftarakë. Pas çdo fluturimi provë, ata sfidojnë kufijtë e qiellit dhe të vetvetes.
E thirrur nga një telefonatë e papritur, një grua e moshuar, viziton shtëpinë e fshatit ku kishte jetuar në fëmijëri. Kujtimet për një djalë jetim, që kishte njohur 47 vite më parë, vërshuan në mendjen e saj.
Kinë, gjatë dinastisë Han (206-220 Pas Krishtit), Huo An (Xheki Çan), një zyrtar i burgosur dhe i skllavëruar për një krim të cilin nuk e ka kryer ai, fillon një aleancë të çuditshme me një ushtar romak të quajtur Lucius...
Pas dezertimit nga Koreja e Veriut, Loh Kiwan lufton për të marrë statusin e refugjatit në Belgjikë, ku ndeshet me një grua të dëshpëruar që ka humbur çdo shpresë.