Dy miq, njëri që ëndërron të bëhet boksier dhe tjetri mashtrues i pasur, luftojnë me jetën në Korenë e viteve 1990
dhe vendosin miqësinë e tyre në provë.
Mes konflikteve brutale të Luftës së Boshinit, një grup kriminelësh dhe samuraish ndërmerr një mbrojtje të dëshpëruar të një kështjelle. Qëndrimi i tyre shkaktohet nga përplasja e interesave të klanit Shibata, Shogunatit dhe Qeverisë së Re.
I dënuar për vrasjen e familjes së tij, një ish vrasës me para është i gatshëm për gjithçka që të hakmerret ndaj demonëve të maskuar që kanë marrë komandën e qytetit dhe që drejtojnë tregjet e drogës e trafikimin e qenieve njerëzore.
I sapo liruar nga burgu, Lang kthehet në vendin e tij të lindjes në Kinën veriperëndimore.
Teksa është pjesë e një patrulle që ka për detyrë të pastrojë qytetin nga qentë e rrugës para lojërave olimpike të 2008-ës, ai krijon lidhje me një qen të zi. Të dy këta shpirtra të vetmuar nisnin një rrugëtim së bashku.
Një çift i martuar vendos të divorcohet, por ata humbasin kujtesën e tyre në një aksident. Me amnezi, ata bien përsëri në dashuri dhe familjet e tyre përpiqen t'ua rikthejnë kujtesën për të mbaruar procesin e divorcit.
Dy miq të ngushtë, të njohur për pamjen e tyre tërheqëse dhe trupin muskulor, vendosin të largohen nga qyteti për një jetë të qetë në një shtëpi të izoluar në mal. Por ajo që fillon si një ëndërr bëhet shpejt një makth kur, pa e ditur, ata çlirojnë "dhinë djallëzore", një demon të lashtë me uri të pashuar për kaos!
Detektivi veteran Seo Do-çeol dhe ekipi i tij në Krimet e Rënda, të pamëshirshëm në ndjekjen e kriminelëve, bashkojnë forcat me policin fillestar Park Sun-vu për të gjurmuar një vrasës serial që e ka zhytur vendin në trazira.
Pasi shpërngulet në Bogota për një shans për një jetë më të mirë, një i ri Korean ngrihet në tregun e zi kolumbian – duke rrezikuar gjithçka për sukses.
Sherifi dhe Nazi, janë oficerë policie nga departamente të ndryshme, që bashkohen për të rrëzuar Tonyn, një mbret të pamëshirshëm droge që drejton një sindikatë përgjegjëse për vdekje të shumta, të njohura si Meth Killer.
Një lojtar i ri pokeri bashkohet me një ekip të udhëhequr nga lojtari legjendar i pokerit, Fanti me një sy. Ndërsa punojnë me sukses në një plan për të fituar një shumë të madhe, një gabim i vetëm e vendos të gjithë ekipin në një situatë jete a vdekjeje...
Seong-jin, një dirigjent, dhe Su-yeon, një violonçeliste, janë të fejuar. Su-yeon zhduket, duke lënë pas një video. Mi-joo zëvendëson Su-yeon dhe nis një marrëdhënie sekrete me Seong-jin. Ata ndihen të vëzhguar ndërsa lidhja e tyre thellohet.
Denoncimi i thjeshtë i një mashtruesi të shitjeve online, çon në identifikimin e një vrasësi serial që shfrytëzonte shitjet në internet për të mashtruar, kërcënuar dhe vrarë viktimat e tij.
Gao Haojun, një ekspert i sigurisë ndërkombëtare, rrëmbehet nga persona të armatosur në fluturimin e parë të aeroplanit A380 dhe vajza e tij e verbër është një nga pengjet e fshehta, një fakt që ai nuk e di.
Anëtari i vetëm i mbijetuar i një skuadre mercenarësh, i vë detyrë vetes të marrë hakun për shokët dhe të shkatërrojë një armë vdekjeprurëse të krijuar nga vrasësit e skuadrës së tij.
Ylli ndërkombëtar i aksionit, Jackie Chan, ftohet në ceremoninë e adoptimit të një pandaje të rrallë, por pasi një sindikatë kriminale tenton ta rrëmbejë atë, Jackiet i duhet ta shpëtojë arushin duke përdorur aftësitë e tij.
I vendosur për të kapur shefin e padukshëm të bandës më të madhe të drogës në Azi, një agjent policie bëhet aleat me një anëtar të saj, i cili është i etur për hakmarrje.
Tri vajza të ndryshme, nga botë të ndryshme dhe të panjohura me njëra-tjetrën, njihen me mashkullin e gabuar, i cili i detyron të përfshihen në një situatë ku vihet në lojë jeta e tyre.
Një programues kinez dhe një modele, të joshur nga premtimi për punë me pagesë të lartë, e gjejnë veten të bllokuar në një vend të huaj si të burgosur në një fabrikë mashtrimi. Ata detyrohen të jenë pjesë e skemës së tyre të mashtrimit në internet.
Pasi shpërthen një virus zombish në Korenë e Jugut, disa udhëtarë luftojnë për të mbijetuar në një tren nga Seul për në Busan. Po a do të mbijetojë ndonjë prej tyre?!
Filmi përshkruan historinë e njerëzve, që luftojnë për jetën e tyre në një situatë ekstreme, kur një aeroplan pasagjerësh rrëmbehet në hapësirën ajrore të Koresë në vitin 1971.
Një burrë i quajtur shef marionetë gjeneron të ardhura nga emri i tij,
papritur i duhet të jetojë si një njeri i vdekur pas disa akuzave të rreme për përvetësimin e 100 miliardë dollarëve.