Mickey 17" tregon historinë e Mickey-t, një punonjësi të thjeshtë në një mision të rrezikshëm për kolonizimin e një planeti të largët. Pasi vdes, ai ringjallet në një trup të ri, por ruan kujtimet e jetës së mëparshme. Tani, ai duhet të përballet me mundësinë e tij të dytë për të jetuar, ndërsa zbulohet një e vërtetë e errët për misionin dhe çmimin që duhet paguar për mbijetesën njerëzore në një botë të panjohur.
Një romancë postapokaliptike në të cilën një bovë mbi ujë dhe një satelit takohen në internet dhe bien në dashuri, pasi qytetërimi njerëzor ka arritur fundin...
Gomari Bo është mërzitur me jetën e tij monotone dhe dëshiron të bëjë diçka ndryshe. Ai, bashkë me shokun e tij të ngushtë, pëllumbin Dejv, nisin një udhëtim aventuresk natën e lindjes së Krishtit. Ata të dy, delja Ruthi dhe tre devetë simpatike, do ta bëjnë këtë udhëtim, të paharrueshëm.
Jong-su ndesh rrugës një vajzë që jetonte dikur në një lagje me të, e cila i kërkon të kujdeset për macen e saj në kohën kur ajo të jetë në Afrikë. Kur kthehet, ajo e prezanton me Benin, një tip misterioz të cilin e ka njohur andej, i cili tregon pasionin e tij të fshehtë.