Levon Kejd lë pas profesionin e tij si ushtarak, për të punuar në ndërtim dhe për të qenë një baba i mirë për vajzën e tij. Por, kur zhduket vajza e një mikut të tij, ai vendos të rikthehet tek aftësitë që e kishin bërë një figurë legjendare në botën e errët të anti-terrorizmit.
Në Anglinë e shekullit të trembëdhjetë, një Kalorës Templari dhe disa nga burrat e Baronit, luftojnë për të mbrojtur Kalanë e Rochester kundër mbretit tiranik Xhonit.
Kur troket mesnata, të gjitha qëniet e terrorit pushtojnë Tokën, Demonët, kanibalët, vrasësit, fantazmat dhe monstrat lëvizin nëpër këto përralla të mbizakonshme, fantastike dhe të frikshme..
Një lojë pokeri ngatërruese zë në kurth katër shokë, banditë, kultivues të barit, fajdexhinj dhe mbledhës të borxheve dhe i përplas përballë njëri-tjetrit në ndodhi të papritura, gjithçka për hir të parave, barit dhe dy shotganëve antikë.
Një hartograf i shekullit të 18, Xhonathan Grin, fillon një udhëtim për të shënuar në hartë pjesët e panjohura të Transilvanisë. Atje ai zbulon sekrete e errëta dhe krijesat e fshehura në pyllin e mallkuar të Ukrainës.