Një familje e pasur gjermane, Esteri, Xhoni dhe dy fëmijët e tyre Alba dhe Filipi
po kalojnë pushimet verore në vilën e tyre në jug të Francës. Gjithçka duket e përsosur. Por fasada fillon
të shkërmoqet një mbrëmje kur, pas një aksidenti në një rrugë fshati, ata marrin një grua të re dhe e
punësojnë si shërbëtore. Pas gatishmërisë fillestare të familjes për ta ndihmuar, së shpejti dalin motive të tjera:
secili anëtar i familjes ka idenë e tij se si dëshiron të përfitojë nga kjo grua. Por jeta e gjithë familjes
do të ndryshojë në mënyrë dramatike sepse Teodora ka një plan të sajin.