Aquamarine është një histori e këndshme për adoleshentët dhe të rinjtë që kërkojnë aventura dhe lidhje të vërteta. Dhe tregon historinë e dy vajzave, Hejlit dhe Kler, të cilat zbulojnë një sirenë të quajtur Aquamarine, e cila ka ardhur në bregun e qytetit, për të kërkuar ndihmën e tyre. Aquamarine është në kërkim të dashurisë, por duhet të përballojë pengesa të ndryshme, duke përfshirë ndihmën e vajzave për të gjetur dashurinë e saj të vërtetë.
Tifani "Reks" Simpson gjithmonë ka ëndërruar të shkojë në hapësirë dhe aplikimi i saj "i ndryshuar" e ul atë në programin e trajnimit ultra-konkurrues të astronautëve të NASA-s. Mundet kjo vajzë nga Florida të mbështetet në zgjuarsinë e saj dhe vendosmërinë për të kaluar përmes stërvitjes dhe në kozmos para se të zbulohet?
Një vajzë e llastuar nga Malibu dërgohet në një kolegj anglez nga babai i saj. Aty ajo njeh një anë më të mirë të vetes.
Komedia romantike është përrallë e dy njerëzve që besojnë në dashuri, por nuk gjejnë dot kuptimin e vërtetë të saj. Në një rrjedhë ngjarjesh fati i vendos të dy në rrugë të vështira në mbrëmjen e Vitit të Ri ku nuk mungon komedia dhe kaosi.
Sloana dhe Xheksoni e urrejnë të jenë beqarë gjatë festave, kur përballen me gjykime të vazhdueshme nga familjet e tyre. Kështu që, kur këta dy të panjohur njihen, ata zotohen të jenë partnerë për njëri-tjetrin për çdo rast festiv të vitit që kanë përpara.
Kur dy vajza të reja mbeten të bllokuara në shkollë gjatë pushimeve të dimrit, një forcë djallzore dhe e rrezikshme sulmon jetët e tyre dhe punonjësve të shkollës.
Një konvikt i mistershëm korrigjon vajzat kokëforta për t'u përshtatur me dëshirat ekzakte të ambjentit që i rrethon.
Dashuria e tyre po lulëzon por kanë përpara një pengesë jo edhe aq të vogël... Ata vijnë nga dy familje që prej kohës janë në rivalitet për piceritë e tyre në Nju Jork.
Ndërkohë që Xho është e bllokuar në punën e saj në supermarket, shoqet e saja janë duke bërë një jetë aventuriere, secila në mënyren e saj: Kasandra po shkon në "New York" që të takojë të dashurin e saj të internetit, Keri po merr pjesë në fushatën për lirinë e gruas dhe Shenon po shkon të takojë krijuesin e saj. Por fati do ti trokasë në derë. Këto 4 vajza do të kalojnë 3 ditë që s’do ti harrojnë, në 2 qytete të ndryshme… me shpresën që do dalin gjallë nga e gjithë kjo.
Një gjimnaziste e vitit të fundit të gjimnazit, e gjen veten të përfshirë në një version online të lojës "e vërtetë apo guxim". Çdo lëvizje e saj do të vëzhgohet e çdo ndjekës mund të sugjerojë një "guxim", por çdo gjë fillon të ndërlikohet që pas "guximit" të parë. Si do mund të dalë nga kjo vorbull?
Dejvid Klarku një shpërndarës i vogel droge grabitet nga disa të panjohur. Më pas ai kërcënohet nga shefi i tij për paratë e mallit. Për ti dhënë zgjidhje gjithë kësaj rrëmuje, ai krijon një familje false, si pjesë për planin e tij për të lëvizur një sasi të “vogël” marihuane nga Meksika në SHBA….
Gjimnazisti Ed Uollis pasi transferohet në një qytet të ri bashkë me mamanë, hyn në shoqëri me fqinjin e tij, Eshbi, një ish vrasës i CIA-s të cilit i kanë mbetur edhe pak muaj për të jetuar.