Pasi një vajzë e vogël vjen në shtëpinë e tyre me pretendimin se një entitet po ushqehet me të,
Xhordani dhe e ëma janë në mëdyshje nëse duhet ta ndihmojnë. Por Xhordani nuk heq dorë dhe
si pasojë ngjarja merr një kthesë të papritur, kur entiteti kalon nga vajza e gjorë te Xhordani dhe
e ëma detyrohet ta ndihmojë me çdo kusht, edhe pse kjo nënkupton që duhet të përballet me frikën e saj
më të madhe.