Një togë ushtarësh e snajperësh amerikanë niset në një mision tepër të rrezikshëm në Ramadi, Irak, ku kaosi, sakrifica dhe vëllazëria e luftës rrëfehen përmes kujtimeve të tyre tronditëse për betejën.
Një grup anti heronjsh të pazakontë dërgohen në një mision për të flijuar njëri-tjetrin. Kjo i detyron ata të bashkojnë forcat kundër eprores së tyre, e cila është e gatshme të bëjë çdo gjë për të shpëtuar veten. Në përpjekje për të mbrojtur krijimin e saj, Heroin Bobi, i cili nuk i arrin pritshmëritë e saj, gjërat dalin jashtë kontrollit dhe grupi i anti heronjve duhet të përballet me të kaluarën e tyre të errët për të përmbushur misionin.
Një hajdut profesional pranon një mision për të vjedhur diamantin legjendar Red Sky-in Afrikan. Ajo që fillon si një grabitje e planifikuar me kujdes shndërrohet në një lojë të rrezikshme mashtrimesh dhe besnikërie në ndryshim.
Kur djali i një ish-ushtareje zhduket në një konsullatë amerikane, ajo mbetet në mënyrë të paligjshme në ambientet e tyre për ta kërkuar atë, duke u ngatërruar pa e ditur në një komplot të rrezikshëm.
Kur një i njohur i vjetër vritet, duke lënë pas një mesazh të fshehtë për të "gjetur llogaritarin", kolegia e tij detyrohet të bëjë gjithçka për të zgjidhur çështjen enigmatike. Duke kuptuar se janë të nevojshme masa më ekstreme “llogaritari” rekruton vëllain e tij, një vrasës me pagesë, që mban brenda vetes brengën e njeriut të vetmuar...
Një kalorës i patrembur futet në një mbretëri vdekjeprurëse për të shpëtuar shpirtin e të Zgjedhurit. Duke u përballur me shtrigat, demonët dhe armiqtë brutalë, ai zbulon se kthimi i saj mund të ndezë kaosin dhe të dënojë njerëzimin.
Një çift vërtet i çuditshëm me motive të larta e bindin Dr. Grantin të shkojë në Isla Sorna për pushime, por zbarkimi i tyre i papritur nxit banorët e rinj të ishullit.
Një industrialist fton disa ekspertë të vizitojnë parkun e tij tematik me dinosaurë të klonuar. Pas një ndërprerjeje të energjisë elektrike, krijesat largohen lirshëm, duke vënë në rrezik jetën e të gjithëve, përfshirë edhe të nipërve e mbesave të tij.
Ekipi mercenar i Shale është tërhequr pas një misioni (jo dhe aq) të fshehtë në Kubë. Ai bëhet një mësues zëvendësues në shkollën e mesme të të fejuarës së tij në Majami por sheh që diçka nuk shkon siç duhet. Ekipi i tij do e ndihmoj atë.
Një burrë kthehet në qytetin e tij të lindjes, dy dekada pasi një peshkaqen i vrau vëllanë. Kur peshkaqeni rishfaqet dhe shënohen më shumë viktima, ai formon aleanca për ta gjetur dhe eliminuar grabitqarin njëherë e përgjithmonë.
Pasojat e aktivistëve koreanë të pavarësisë, të cilët nisën një sulm të guximshëm në Harbin kundër japonezëve, për të fituar pavarësinë e vendit të tyre.
Katër histori të ndërlidhura të vendosura në vitin 1987 në Oakland, Kaliforni, do të tregojnë për dashurinë për muzikën, filmat, njerëzit, vendet dhe kujtimet përtej universit tonë të njohur.
Pasi një marrëveshje droge shkon keq, një detektiv duhet të luftojë botën e krimit për të shpëtuar djalin e larguar të një politikani, duke zbërthyer një rrjet të thellë korrupsioni dhe komploti që fut në grackë gjithë qytetin e tij.
Vëllezërit binjakë, Steku dhe Smoku vendosin të kthehen në qytezën e tyre për t'ia nisur nga e para. Me paratë e fituara nga punë të ndryshme
me të cilat ishin marrë në arratinë e tyre nga e kaluara plot vuajtje, ata vendosin të investojnë duke blerë një mulli të vjetër për ta kthyer në lokal. Por hapja e biznesit të ri nuk shkon siç e prisnin, me të ftuar nga e kaluara, me biseda të lënë përgjysmë dhe të paftuar të cilët nuk janë siç duken.
1942 ushtria sovjetike ka planifikuar një sulm kundër forcave naziste që kanë pushtuar gjysmën e qytetit të Stalingradit në Vollga. Vetëm pak ushtarë arritën të kalonin lumin dhe gjetën strehim në një ndërtesë, ku banonte një vajzë që nuk ia mbathi me ardhjen e gjermanëve'...
Një qytet, një mision, një betejë për historinë! 🔥 Në prag të revolucionit kinez, një grup truprojesh të zakonshëm përballen me vrasës të pamëshirshëm për të mbrojtur një lider që mund të ndryshojë fatin e kombit. Sakrifica, nderi dhe heroizmi përzihen në një luftë të pamëshirshme në rrugët e Hong Kongut. A do t’ia dalin? Shikoni FIlmin për më Tepër... 🥷⚔️ #BodyguardsAndAssassins #Action #History #Epic #meTitraShqip #DonnieYen
Tre trafikante droge të armatosura, njohur nga GEN Z si SKUADRA, goditën një vendndodhje të re për pushimet e pranverës këtë vit. Duke bërë një milion në javë, ata tërheqin vëmendjen e kartelit, i cili dërgon ekipin e vrasësve për t’i eliminuar – ose të vdesin duke u përpjekur.
Një ish-oficer policie futet në një botë alternative dhe, me ndihmën e një murgu misterioz, lufton me kohën dhe demonët, për të shpëtuar familjen e tij dhe për të ndalur forcat e së keqes, që po përpiqen të hapin Portat e Ferrit.
Një çift në prag divorci bien dakord për një udhëtim të fundit, duke mos e ditur se çfarë i pret.
Rrugës, ata hasin pengesa që përfundojnë me zhdukjen e gruas. Burri i zemëruar bën çmos që
të gjejë të shoqen, por situata nuk është aspak e thjeshtë. Ajo ka rënë pre e dy psikopatëve
që duan të bëjnë biznes me jetën e saj, ndaj i propozojnë atij një ujdi.
Por shumë shpejt ai e kupton situatën dhe se kush fshihet pas çdo gjëje.
Levon Kejd lë pas profesionin e tij si ushtarak, për të punuar në ndërtim dhe për të qenë një baba i mirë për vajzën e tij. Por, kur zhduket vajza e një mikut të tij, ai vendos të rikthehet tek aftësitë që e kishin bërë një figurë legjendare në botën e errët të anti-terrorizmit.
Në një qytet të quajtur Shpëtim, një ish-pistolier i reformuar, Keller, dhe një gjeni i çmendur, Ben, udhëhiqen nga udhëheqësi shpirtëror Jeriko drejt shpërblimit. Teksa përballen me të kaluarën e tyre të dhunshme, paqja që sapo kanë gjetur vihet në provë nga dhuna dhe hakmarrja.
Një film aksion-aventurë me elemente familjare dhe fantashkencë, i drejtuar nga Jonathan Frakes. I bazuar në serialin klasik britanik të viteve '60, filmi ndjek familjen Tracy, një ekip shpëtimtarësh ndërgalaktikë që operojnë me teknologji të avancuar nën organizatën International Rescue. Kur një armik i rrezikshëm, The Hood, arrin të neutralizojë anëtarët kryesorë të ekipit, i riu Alan Tracy dhe miqtë e tij duhet të marrin situatën në dorë për të shpëtuar familjen dhe botën. Filmi përmban aksion dinamik dhe efekte vizuale mbresëlënëse, duke synuar një audiencë të re, por nuk arriti pritshmëritë kritike dhe komerciale.